×
  • Lajme
  • Lajme

    Nagavci: LDK ka rënë më poshtë se përtokë, ajo ka hyrë në nëntokë, aty ku e ka gjetur PAN-in

    FrontOnline
    19 Gusht 2020

    Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Arbërie Nagavci ka kritikuar Lidhjen Demokratike të Kosovës.

    Nagavci në një shkrim të bërë në Facebook ka thënë se disa anëtarë të LDK-së, kanë bërë veprime kundër qëndrimit të partisë por nuk janë përjashtuar, kurse e vetmja e cila është përjashtuar nga kryesia është Vjosa Osmani.

    “Një rikujtim tani kur LDK po dëshiron të lë përshtypjen se gjithçka është normale, edhe situata në të cilën na sollën. Teuta Rugova votoi për qeverinë e PAN-it, por nuk e përjashtuan.

    Lutfi Haziri, nënkryetar, rregullisht një herë në muaj del kundër qëndrimit të partisë së tij rreth kufijve, por nuk përjashtohet. Lirie Kajtazi votoi kundër qëndrimit të partisë, kur u zgjodh Glauk Konjufca kryeparlamentar, por as atë nuk e përjashtuan”, ka thënë ajo.

    Tutje, Nagavci ka thënë se nga kryesia nuk është përjashtuar as Avdullah Hoti.

    “Njësoj, nuk u përjashtua as Avdullah Hoti i cili shkelte çdo ditë vendimin e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së për koalicion me LVV-në, gjersa në dhjetor-janar bisedonte me deputetë të LDK e ua kërkonte votën për një koalicion me AAK-Nisma”, ka theksuar ajo.

    Në fund, nënkryetarja ka pohuar se LDK me këto veprime ka rënë poshtë, sipas saj kjo parti tashmë ka gjetur PAN-in.

    “E vetmja që u shkarkua nga pozita e nënkryetares dhe u përjashtua nga Kryesia e LDK-së, është Vjosa Osmani.
    LDK ka rënë më poshtë se përtokë, ajo ka hyrë në nëntokë, aty ku e ka gjetur PAN-in duke e bërë PLAN-in”.

    Prince Espresso miku më i mirë i yjeve të Sunny Hill Festival
    Nga Rubrika
    Lajme23 Tetor 2024
    Prokurorja e Specializuar Kimberly West dhe Zëvendës-Prokurori i Specializuar Ward Ferdinandusse do të vizitojnë Kosovën. Në njoftim nga Gjykata Speciale, thuhet se...
    Lajme23 Tetor 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka falënderuar USAID-in i cili qëndroi pranë Kosovës tash e 25 vjet. Me anë të një mesazhi,...
    Lajme23 Tetor 2024
    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Ambassador Jörn Rohde, shprehet i kënaqur që iu bashkua ministrit Faton Peci në panairin Agri-Rinew 2024 në...
    Të tjera
    Vip23 Tetor 2024
    Agravim i situatës mes Gresës dhe Arias ka ndodhur në dhomën e gjumit, pas debatit paraprak që kishin në oborr. Gresa duke...
    Vip23 Tetor 2024
    Mbrëmë gjatë ‘prime’, Kevini tha se i pëlqen Ana dhe se do donte të kishte diçka më shumë me të. Edhe Ana...
    Vip23 Tetor 2024
    Pas zënkave e debateve, në dhomën e gjumit kërcehet me ‘Vallen e Rugovës’ Thuajse në secilin cep të shtëpisë më të famshme...
    Vip23 Tetor 2024
    Ka eskaluar debati mes Arias dhe Gresës. Dyshja kanë vazhduar ironitë me njëra-tjetrën, madje në një moment Aria i kthehet Gresës, duke...
    Vip23 Tetor 2024
    Burimi është futur në shtrat mes Leles dhe Anës. Në një moment, mes shakasë, njëra nga dy banoret i tha “kthehu nga...
    Vip23 Tetor 2024
    Rovena dhe Rezi kanë zhvilluar një debat të ashpër. Dyshja e kanë akuzuar njëri-tjetrin se po i përdorin shakatë në sytë e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.