Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga LVV-ja, Arbërie Nagavci, ka kërkuar dorëheqjen e Qeverisë të udhëhequr nga Avdullah Hoti, transmeton Klan Kosova.
Ajo me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se vendi duhet të shkojë në zgjedhje.
“DORËHEQJE. Mora fjalën në Kuvend për të adresuar zërin e padëgjuar të mijëra pacientëve, qytetarëve dhe punonjësve shëndetësorë”.
“Deputetët e pushtetit u përpoqën të bënin zhurmë e t’i rrihnin tavolinat. Ashtu që të mos dëgjohej që kjo qeveri po na dërgon në katastrofë humanitare dhe duhet të dorëhiqet sa më parë për shkak të papërgjegjësisë së shkaktuar”.
“Duhet të shkojmë në zgjedhje, të kthejmë ata që dinë t’i bëjnë ballë kësaj situate, si zt. Kurti, Vitia e Bislimi. Askush nuk ua ka borxh këtë gjendje”, ka shkruar Nagavci në rrjetin social Facebook.