Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka uruar 110-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.
Ajo, përmes një postimi në Facebook, ia ka uruar këtë ditë të gjithë shqiptarëve kudo që janë, duke e cilësuar këtë si ditën më të rëndësishme në historinë e kombit shqiptar.
“Të gjithë shqiptarëve kudo që janë, Gëzuar 28 Nëntorin, Ditën më të rëndësishme në historinë e kombit shqiptar. Në këtë ditë të Flamurit e të Pavarësisë, kujtojmë sakrificën e shumë brezave ndër kombin shqiptar që dhanë jetën për të vendosur e forcuar themelet shqiptare, në luftën për liri e pavarësi, gjithnjë për çlirim”, ka shkruar Nagavci në Facebook.
“Të gjithë shqiptarët përulen me nderim të madh përpara Flamurit, Skënderbeut, Ismail Qemalit dhe Adem Jasharit”, ka shtuar ajo.

Të tjera
-
00:16 | 05 Shkurt 2023
-
23:34 | 04 Shkurt 2023
-
23:31 | 04 Shkurt 2023
-
22:35 | 04 Shkurt 2023
-
22:33 | 04 Shkurt 2023
-
22:29 | 04 Shkurt 2023
-
22:14 | 04 Shkurt 2023
-
22:06 | 04 Shkurt 2023
-
22:02 | 04 Shkurt 2023
-
21:58 | 04 Shkurt 2023
-
21:55 | 04 Shkurt 2023
-
21:28 | 04 Shkurt 2023