×
  • Lajme
  • Lajme

    Nagavci: Dështimet në arsim po ndikojnë në të ardhmen e fëmijëve tanë

    FrontOnline
    20 Shtator 2020

    Nën kryetarja e Kuvendit, deputetja e LVV, Arbërie Nagavci përmes facebookut tha se vëmewndja duhet të kthehet nga arsimi.Nagavci citoi Bankën Botërore kur tha se një nxënës kosovar humb 5.3 vite të shkollimit.

    Dështimet në arsim po ndikojnë në të ardhmen e fëmijëve tanë tha ajo.

    Ky është postimi i saj i plotë:

    Vëmendja duhet të kthehet urgjentisht nga arsimi, shifrat janë alarmante.Sipas raportit të sapo publikuar të Bankës Botërore një nxënës kosovar ka 5.3 vite të shkollimit të humbura.

    Një fëmijë i lindur në Kosovë sot, sipas raportit më të ri të Indeksit të Kapitalit Njerëzor, të përpiluar nga Banka Botërore me të dhëna para pandemisë, do të arrijë vetëm 57 për qind të produktivitetit të një të rrituri me arsim dhe shëndet të plotë.

    Në Kosovë, një fëmijë që e fillon shkollën në moshën 4 vjeç, mund të presë që të kryejë 13.2 vite shkollim deri në moshën 18-vjeçare. Megjithatë, kur llogaritet mësimnxënia reale e fëmijëve, vitet e pritshme të shkollimit janë vetëm 7.9, pra ka një hendek të mësimnxënies prej 5.3 vitesh. Në testet e harmonizuara, nxënësit në Kosovë marrin 374 pikë në një shkallë ku 625 paraqet arritje të përparuar dhe 300 paraqet arritjen minimale.
    Kosova duhet të bëjë më shumë për zhvillimin e kapitalit njerëzor, sugjeron ky raport që analizon arsimin dhe shëndetësinë në 174 shtete.Dështimet në sistemin arsimor po ndikojnë në të ardhmen fëmijëve tanë dhe të gjithë shoqërisë sonë.Njëkohësisht me kujdesin për menaxhim të pandemisë në shkolla, duhet vullnet, dije, shumë punë, angazhim e buxhet që situata me COVID-19 të mos shpërqendroj edhe nga cilësia në mësimdhënie.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.