×
  • Lajme
  • Lajme

    MZhR ka ndarë 1.5 milionë euro grante, kryesisht për këtë kategori biznesesh

    FrontOnline
    28 Maj 2024

    Ministria e Zhvillimit Rajonal ka lansuar shpalljen publike për skemën e granteve.

    Zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal, Ali Tafarshiku,  ka deklaruar se tashmë është bërë shpallja publike dhe se shuma më e madhe e granteve i dedikohet bizneseve prodhuese që ndikojnë drejtpërsëdrejti në hapjen e vendeve të reja të punës por edhe në ngritjen e nivelit të eksportit.

    Sfidë për këtë dikaster mbetet buxheti i vogël krahasuar me kërkesën e bizneseve.

    Risi për MZhR-në është është edhe thirrja për të përfituar edhe studentët që janë në vitet e fundit.

    “Shpallja publike për skemën e granteve, është njëra prej aktiviteteve kryesore që ministria Zhvillimit Rajonal e ka në kuadër të objektivave të zhvillimit të përgjithshëm, mbështetjen e ndërmarrjeve mikro të vogla dhe të mesme që veprojnë në territorin e Republikës së Kosovës. Edhe këtë vit si çdo vit tjetër kategoria e granteve ndahet në tri pjesë apo në tri sektorë. Kemi të bëjmë me start -up-et apo bizneset e reja, projektet e individëve që aspirojnë hapjen e bizneseve me ide kreative të inovacionit, ndërmarrësisë, veçmas sektorit të prodhimit”, ka thënë ai për EO.

    “Gjithashtu grante japim për bizneset ekzistuese që hyjnë në kategorinë e shërbimeve, si dhe shuma më e madhe e granteve i dedikohet bizneseve prodhuese që ndikojnë drejtpërsëdrejti edhe në hapjen e vendeve të reja të punës. Por gjithsesi edhe në ngritjen e nivelit të eksportit. Ajo çka është e re në këtë vit është që në kuadër të thirrjes për grante ju kemi dhënë mundësi aplikimi si start-up edhe studentëve të cilët janë në vitet e fundit në universitet që ministria e Zhvillimit Rajonal ka vetëm bashkëpunim. Do të thotë ka marrëveshje formale të bashkëpunimit, këtu hyn, universiteti i Ferizajt, universiteti i Gjilanit, universiteti i Gjakovës, universiteti i Prizrenit, Universiteti i Pejës, domethënë e gjithë kjo në kuadër të nxitjes apo zhvillimit të ideve kreative që mbizotëron te të rinjtë e veçmas te studentët të cilët kanë ide biznesi në fushën e ndërmarrësisë, në aspektin e vet kreativitetit dhe inovacionit”, ka thënë Tafarshiku për Ekonomia Online.

    Zëvendësministri Tafarshiku treguar për sfidat me të cilat përballen, siç është buxheti i cili është i kufizuar në krahasim me kërkesën e bizneseve. Ai ka deklaruar po ashtu se janë ndarë mbi 1.5 milionë euro, përderisa gjatë vitit mund të me ndodhë që ky buxhet të rritet.

    “Aplikimi vetëm ka filluar domethënë më datën 15 maj. Afati i aplikimit është deri me datën 5 qershor, mënyra aplikimit është shumë e thjeshtë do të thotë është në platformën e-Kosova, ku aplikuesit i kanë rubrikat e veçanta, me të cilat i ngarkojnë edhe dokumentacionin shtesë, që kërkohet sipas thirrjeve të granteve. Sfidë mbetet buxheti i cili është i kufizuar në krahasim me kërkesën e bizneseve. Ne për këtë thirrje publike i kemi të ndara mbi 1.5 milion euro përderisa gjatë vitit mundet me ndodh qoftë me rishikim buxhetor qoftë me alternativa tjera që ky buxhet të rritet por që me këtë rast ne gjatë vlerësimit do të thotë aplikacionet gjithmonë e hartojmë edhe një listë të bizneseve rezervë që nëse kemi shtim të buxhetit në kategorinë e granteve nuk ka nevojë për një thirrje tjetër por që merren bizneset të cilat janë të renditura sipas listës rezervë”, ka thënë zëvendësministri Tafarshiku.

     

    Bigbrother Vip Kosova dhe Bigbrother Vip Albania në Artmotion
    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2024
    Avokati Arianit Koci e ka cilësuar si të dyshimtë dhe të çuditshme atë që po ndodhë në Serbi me rastin e Faton...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kandidati për prokuror të shtetit, D.M (emër i njohur për redaksinë) është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prizren si i dyshuar për...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes së simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, bëri homazhe dhe vendosi...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.