×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa: Serbia është fashiste, s’ka forcë që na ndalon Festën e Flamurit

    FrontOnline
    28 Nëntor 2020

    Kryetari i Këshillit Kombëtar shqiptar në Serbi, Ragmi Mustafa në një intervistë ekskluzive për Front Online, është përgjigjur në shumë tema të rëndësishme që i preokupojnë shqiptarët në Luginën e Preshevës.

    Ai ka folur për veprimin e deputetit shqiptar Shaip Kamberi i cili e vendosi flamurin kombëtar midis parlamentit të Serbisë. Tutje, ka treguar nëse e tërë Lugina do të veprojë kështu me datën 28 nëntor, ditën e Flamurit. Mes tjerash Mustafa ka rrëfyer për diskriminimet me të cilat ballafaqohen shqiptarët atje. Komente ka pasur edhe për veprimin e Ministres së Pushtetit Lokal në Serbi e cila refuzoi vendimin që Gent Cakaj të shpallet qytetar nderi i Bujanocit.

    Front Online: Z.Kamberi të enjten e ka ngritur flamurin Kombëtar në Parlamentin e Serbisë. A do ta ngritni të njëjtin me 28 nëntor (sot) në Luginë të Preshevës?

    Ragmi Mustafa: Unë dua të përgëzoj për veprimin e guximshëm deputetin Shaip Kamberi sepse në këtë mënyrë po provon të sensibilizojë opinionin jo vetëm në Beograd, por edhe atë ndërkombëtar me mungesën dhe shkeljen sistematike të drejtave tona kombëtare. Në këtë gjendje të vështirë të Luginës së Preshevës, edhe për shkak të padive që ka ngritur prokuroria ndaj meje e të tjerëve, ne do të vazhdojmë me traditën për të shënuar këte ditë të rëndësishme të identitit tonë kombëtar, e aq më tepër që 28 nëntorin e kemi shpall ditë feste për shqiptarët në Serbi. Nuk ka dilemë. Nuk ka forcë qe e ndalon ruajtjen, kultivimin e aq më tepër provimin e identitetit tonë kombëtar”

    Front Online: Si do të festohet festa e 28 Nëntorit sivjet shkaku i rrethanave me pandeminë?

    Ragmi Mustafa: “Ne Këshilli Kombëtar Shqiptar si institutcion kemi ndërmarrë të gjitha masat ndaj koronavirusit sipas rekomandimeve të ekspertëve mjekësore. E këto rekomandime e kanë reduktuar aktivitetin me rastin e festës së dites së flamurit 28 nëntorit. Dosido ne nuk do të ndalojmë se festuari pavarësisht në kushte të vështira të pandemisë me të cilën po përballën shqiptarët e Luginës”.

    Front Online: Cilat janë diskriminimet me të cilat përballen shqiptarët në Serbi?

    Ragmi Mustafa: Ne jemi në një proces sistematik të diskriminimit, jo vetëm duke mos u lejuar nga promovimi i identitetit tonë kombëtar. Ka edhe hapa të tjerë që kanë të bëjnë me pasivizimin e adresave, vendbanimeve, një numër i madh i shqiptarëve nga Presheva, Bujanoci, Medevegja janë pasivizuar. Kemi konsideruar se ky proces është selektiv e masiv e duke qenë i tillë është në kundershtim me Konventën ndërkombëtare. Megjithatë Serbia përmes një programi të maskuar mirë burokratik po zhvillon, është duke bërë një spastrim të heshtur të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Gjithashtu ne kemi një problem shumë të madh sa i përket edhe qasjes armiqësore që ka shteti ndaj shqiptarëve. Kemi marrëveshjen e Konçulit të 2001-s, sipas të cilës shqiptarët kanë dorëzuar armët në këmbim të një procesi demokratik dhe nën garancën e BE-së se do të realizojë të drejtën e tyre inviduale dhe kolektive. Që atëherë ka edhe dy marrëveshje të tjera, marrëveshja për ristrukturim dhe marrëveshja e planit 7 pikësh e 2013-s. Në këtë plan janë 7 pika të percaktuar mirë në fushat ku duhet të ndërmerren masat për të sanuar gjendjen me diskrinimin sistematik që po u ndodh shqiptarëve, duke filluar nga çëshjtet e identitetit e deri te sigurimet sekondare shëndetësore. Kërkesat i janë vu përballë Serbisë, por që ajo nuk mund të gjejë vullnet politik, për të alizuar planin 7 pikësh dhe të gjitha problemet tjera, nga edukimi, informimi, kultura e deri te përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe.

    Front Online: Ministrja e Pushtetit Lokal refuzoi vendimin që Gent Cakaj të shpallet “Qytetar Nderi”, I Bujanocit, derisa shumë personalitete serbe janë dekoruar nga kryeministri Rama. A duhet që Tirana t’i kundërpërgjigjet me të njëjtën politikë Serbisë?

    Ragmi Mustafa: Politika e Serbisë është një politikë e cila meton të vetshpallet superiore ndaj shqiptarëve në përgjithësi. Ajo çfarë ka ndodhë me Ministrinë, flet më shumë për të dhe qeverinë e saj. Është një qeveri me qëllime fashiste, duke qenë se e mohon atë që ka ndodhur në Kosovë e çfare i ka ndodhur shiqptarëve qoftë me vrasjet masive e varrezat masive, qoftë me dëmtimin e shqiptarëve, diku 1 milion. Këto do të duheshin të ishin ato me të cilat do të duhej të përballej Serbia, përkatësisht qeveria. Qeveria, qoftë e Kosovës dhe e Shqipërisë, nuk duhet të kenë qasje të njëjtë me qeverinë e Serbisë. Serbia duhet përfundimisht ta shohë realitetin, ta njohë atë realitet dhe në kuadër të marrëveshjes gjithëpërfshirëse të bëhet njohja reciproke. Në këtë drejtim të trajtohet çështja e Luginës së Preshevës. Nuk duhet që Prishtina e Tirana të bëhen si Beogradi sepse ato kanë adaptuar vlera europiane që çojnë drejt zhvillimit dhe progresit dhe jo ato vlera që çojnë në dehumanizim.

    KEDS njofton se këto vende do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Hoxha i njohur Ahmed Kalaj e ka mallkuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin pas deklaratës së tij se do të merret personalisht...
    Lajme26 Prill 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i ka dhënë meritat presidentes Vjosa Osmani për sigiurimin e donacionit të pajisjes PET Scan, nga organizata...
    Lajme26 Prill 2024
    Një delegacion i Doganës së Kosovës në krye me drejtorin Agron Llugaliu janë pritur në takim nga Dogana Franceze ku u bë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Shtetet e Bashkuara do t’i ofrojnë Ukrainës raketa “Patriot” shtesë për sistemet e saj të mbrojtjes ajrore, si pjesë e një pakete...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Përdorimi i rrjeteve kompjuterike nga një masë e madhe, në Shqipëri ka bërë që të rriten edhe rastet kur po abuzohet me...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Videoja e një vajze të vogël që imiton ulërimën e luanit është bërë virale në rrjete sociale. Riley Kay Scott ka impresionuar...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjatë vizitës në Gjermani. Ai ka paralajmëruar se do...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u ka bërë thirrje partnerëve perëndimorë që t’i japin shtetit të tij sisteme shtesë të mbrojtjes, me qëllim...
    Lajme26 Prill 2024
    Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KODE), ka organizuar aktivitetin “Shkolla e 100-të” e lidhjes së 100 shkollave...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.