×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa: Nuk tregtojmë më besimin e qytetarëve që e përkrahën projektin e LDK-së

    FrontOnline
    26 Maj 2020

    Ministri në detyrë i Bujqësisë, Besian Mustafa thotë se shtetësia e Kosovës dhe LDK-ja janë të pashkëputshme, një simbiozë historike, rrumbullakimi i së cilës po afron.

    Përmes një postimi në Facebook, Mustafa tha se LDK gjithnjë i ka trajtuar të gjithë partnerët qeverisës me respekt dhe dinjitet.

    ” Shpeshherë ne LDK kemi “përbirë gurët e nxehtë” të shumë linçimeve, ofendimeve, tradhtive e mizorive, disa prej nesh edhe të vrasjeve, vetëm për shtyrë projektin tonë, të shetformimit të Kosovës së pavarur, përpara edhe një hap; edhe një hap; edhe një hap”, ka shkruar Mustafa.

    Mustafa tha se “Asnjë anëtar i LDK-së, as unë, asnjëri nga ne, për asnjë çmim, nuk tregtojmë me besimin e qytetarëve që e përkrahën projektin e LDK-së që nga dhjetori i 1989-tës”.

    Postimi i plotë:

    Me LDK-në jam rritë. Nuk kam shpi tjetër, që nga 1989.

    Projekti i LDK-së për shtetndërtimin e Kosovës së pavarur, i nisur më 1989, kur pakkush e besonte se mund të bëhej, vazhdon në 2020, plot 30 vjet pas themelimit të LDK-së. Shtetësia e Kosovës dhe LDK-ja janë të pashkëputshme, një simbiozë historike, rrumbullakimi i së cilës po afron.

    Secili anëtar i LDK-së, mbartim me vete kulturën politike të afrimit të njerëzve, partive dhe ideve, të bashkimit e jo të shpërndarjes, sepse siç thoshte ati themeltar i Kosovës, Presidenti Rugova “ne s’kemi njerëz për të humbur”. Si anëtar i Kryesisë së LDK-së, kryetar i Degës IV në Prishtinë, deputeti i gjashtë më i votuar dhe, me besimin e po kësaj Kryesie ministër nga radhët e LDK-së, e them me përgjegjësi të plotë politike dhe njerëzore se LDK gjithnjë ka trajtuar të gjithë partnerët qeverisës me respekt dhe dinjitet. Shpeshherë ne LDK kemi “përbirë gurët e nxehtë” të shumë linçimeve, ofendimeve, tradhtive e mizorive, disa prej nesh edhe të vrasjeve, vetëm për shtyrë projektin tonë, të shetformimit të Kosovës së pavarur, përpara edhe një hap; edhe një hap; edhe një hap.

    Asnjë anëtar i LDK-së, as unë, asnjëri nga ne, për asnjë çmim, nuk tregtojmë me besimin e qytetarëve që e përkrahën projektin e LDK-së që nga dhjetori i 1989-tës. Rrumbullakimi i këtij projekti po afron, me LDK-në në krye, si gjithnjë

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth konfirmoi se një nëndetëse amerikane ka fundosur një anije luftarake iraniane në Oqeanin Indian, ndërsa deklaroi...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një panel ekspertësh i Kombeve të Bashkuara tha të mërkurën se është “thellësisht i shqetësuar” për vdekjet e fëmijëve pas bombardimit të...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Lufta mes SHBA-së dhe Iranit është zhvendosur edhe në hapësirat ujore, raporton Express. Departamenti i Luftës ka publikuar një video nga sulmi...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu ka deklaruar para gazetarëve se ende nuk ka asnjë emër të...
    Vip04 Mars 2026
    Në Big Brother VIP Albania 5, Rogert Sterkaj, po vazhdon me deklaratat e forta dhe akuzat ndaj banorëve të tjerë. Ai edhe...
    Front TV04 Mars 2026
    Partia Demokratike e Kosovës nuk do të votojë Andin Hotin, nëse ai kandidohet për president nga LVV-ja, ashtu siç është raportuar nga...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka thënë se e ende nuk kanë marrë ftesë për mbajtjen...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri e ka kritikuar partinë fituese, pra Lëvizjen Vetëvendosje e cila, sipas tij, ka përgjegjësinë...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e deputetëve të LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu ka thënë se LVV ka përgjegjësinë për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.