×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa: Në Washington pres që të fillojë definimi i rrugës që çon në njohje reciproke

    FrontOnline
    31 Gusht 2020

    Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa,  ka shpalosur pritjet për takimin Kosovë -Serbi në Washington. Ai ka thënë se pret që në Shtëpinë e Bardhë të definohet se cila është rruga tutje e dialogut.

    Kreu i LDK’së dhe ish-kryeministri, Isa Mustafa, ka përmendur edhe nevojën jetike për bashkërendim Washington-Bruksel rreth finales së procesit.

    “Për mua, takimi në Washington me 3 dhe 4 shtator është i peshës së veçantë. Pres që, përpos temave specifike ekonomike, në Washington të fillojë të definohet se cila është rruga e dialogut, që e mbështesin SHBA-të, që çon në njohje reciproke dhe si do të bashkërenditen dy palë të pazëvendësueshme, SHBA dhe BE, në procesin e këtij dialogu për marrëveshjen përfundimtare”, ka thënë Mustafa për Express.

    Ai thotë njohja reciproke është objektivi final i Kosovës në procesin e negociatave me Serbinë, dhe shton se për gjithë këtë duhet një punë shumë e madhe edhe nga ndërkombëtarët por edhe nga i gjithë faktori politik vendor, përfshirë mediat e shoqërinë civile.

    Sipas kreut të LDK’së, një marrëveshje finale për njohje reciproke me Serbinë nuk mund të vijë si surprizë.

    “Arritja e marrëveshjes për njohje reciproke është proces që kërkon vullnet, përkushtim dhe energji nga të gjithë, nga faktori ndërkombëtar dhe nga të gjitha subjektet brenda vendit, nga pozita, opozita, institucionet shkencore e profesionale, mediat dhe shoqëria civile. Nuk është diçka që na vjen befas”, ka shtuar Mustafa.

    Kreu i LDK’së thotë se sa më thellë futet Kosova në këtë proces kjo duhet të përcillet paralelisht me një unitet brenda vendit për ta përballuar e përfunduar gjithë këtë rrugëtim në interesin e Republikës së Kosovës.

    “Prandaj, sa më thellë futemi në këtë proces, aq më shumë duhet të jemi bashkë për ta përballuar dhe për ta përfunduar në interes të vendit”, ka përfunduar ish-kryeministri, Isa Mustafa.

    Takimi i Washingtonit në mes të Kosovës dhe Serbisë është thirrrur nga Këshilltari i Trump për Siguri Kombëtare, Robert O’Brien, i cili punon ngushtë me emisarin për dialogun Kosovës-Serbi, Richard Grenell.

    Delegacioni Kosovar i kryesuar nga Avdullah Hoti sot është nisur drejt Ëashingtonit, derisa në përbërje ka përfaqësues nga të gjitha partitë që janë pjesë e koalicionit.

    Partitë opozitare, PDK dhe Vetëvendosje, s’kanë pranuar që të bëhen pjesë e ekipit të Hotit dhe të udhëtojnë bashkë me të drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës./GazetaExpress/

    Nga Rubrika
    Lajme08 Janar 2025
    Ushtarët letonezë që shërbejnë në kuadër të misionit të KFOR-it në Kosovë, kanë mbajtur një trajnim në Kçiq, lidhur me kontrollin e...
    Lajme08 Janar 2025
    Zëvendës Sekretari i Shtetit për Menaxhimin dhe Resurset, Richard R. Verma, ka udhëtuar për në Shqipëri, ku më pas do të jetë...
    Lajme08 Janar 2025
    Një nga kafiteritë në Sheshin “Bill Clinton” në kryeqytet, mbrëmë është vjedhur. Për më shumë shikoni videon më poshtë. /FrontOnline/
    Të tjera
    Lajme08 Janar 2025
    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas aksionit të sotëm të policisë në veri të vendit, që rezultoi me...
    Lajme08 Janar 2025
    Lidhja Demokratike e Kosovës të shtunën e hap fushatën zgjedhore në Pallatin e Rinisë nga ora 17:00. Në ftesë thuhet se aty...
    Bota/Rajoni08 Janar 2025
    Motra e drejtorit ekzekutiv të OpenAI, Sam Altman, Ann Altman, ka ngritur një paditje, duke akuzuar se ai e ka abuzuar seksualisht...
    Bota/Rajoni08 Janar 2025
    Policia e Shqipërisë, me anë të një njoftimi për mediat, ka bërë të ditur se këtë të mërkurë do të transferohet nga...
    Sport08 Janar 2025
    Luka Modric nuk di të plaket. Legjenda kroate po luan si të ishte 20 vjeç dhe ky fakt është duke e impresionuar...
    Lajme08 Janar 2025
    Gjendja shëndetësore e babait të ish-presidentit Hashim Thaçi është përmirësuar, pas kujdesit mjekësor që po merr në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës....

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.