I pari i LDK-së, Isa Mustafa ka folur pë pacientët me koronavirus dhe gjendjen në Spitalet e Kosovës.
Ai e sheh si mrekulli që në mungesë të kapaciteteve hapësinore e njerëzore, me telashe të furnizimit me oksigjen po përballohet fluksi i pacientëve.
Mjekët thotë ai kanë 9 muaj pa jetë private, nuk kanë kohë për familjet e tyre.
Mustafa kërkon nga të gjithë të mos përdhoset puna e tyre, por tu jepet respekt dhe përkrahje pë sakrificat e tyre.
Ky është postimi i tij i plotë:
Pacientët me Covid-19 në QKUK dhe në spitalet rajonale kryesisht shprehen mirë për punën që po e bëjnë mjekët dhe personeli tjetër shëndetësor.
Është një lloj mrekullie që në mungesë të kapaciteteve hapësinore e njerëzore, me telashe të furnizimit me oksigjen të përballohet fluksi i pacientëve që kanë nevojë.
Kur bisedon me mjekët tanë, thonë se ka 9 muaj që nuk kanë jetë private. Nuk kanë kohë të kujdesen as për familjet e tyre. Prandaj është e ulët që dikush nga mediat dhe politika të tentojë të përdhosin këtë punë titanike. S’kanë as të drejtë morale, sepse disa prej tyre kanë paga disafish më të larta se të mjekëve, bëjnë jetë të lirë, largë përgjegjësisë për të sëmurit dhe për familjarët e tyre dhe marrin guxim të mbjellin defetizëm, në emër të lirisë së fjalës.
Të sëmurëve iu nevojitet kurajo, besim se do të shërohen. Mjekët, drejtuesit e SHSUK-së, klinikave dhe spitaleve , së paku meritojnë respektin tonë dhe përkrahjen tonë për një punë të përgjegjëshme dhe me sakrificat ditore që po bëjnë.