Anëtari i Kryesisë së LDK’së, Besian Mustafa, ka reaguar pas propozimit të kryeministrit Albin Kurti lidhur me ndryshimin e Ligjit të Zgjedhjeve të Përgjithshme, duke ua mundësuar mërgatës që të votojnë nga konsullatat dhe ambasadat respektive.
Mustafa, me anë të ‘Facebook’-ut, e ka konsideruar si “tirani e diktaturë” këtë veprim, derisa ka thënë se Qeveria Kurti po i mënjanojnë problemet e qytetarëve.
“E kemi luftuar dhe mposhtur komunizmin dhe diktaturën një herë më 1989. E luftojmë dhe mposhtim edhe sot”, shkroi ndër të tjera ai.
Postimi i plotë:
Gjuaj gurin – dhe molotovin – e fshehe dorën pas mërgatës!
Kërcënimi dhe shantazhimi përmes “reformës” së territ tradhëton konstruktivitetin e LDK-së. Ne jemi institucionalistë, por jo për të shkatërruar institucionet!
Kjo sot është Dita 1 e tiranisë, e diktaturës. Nuk po dojnë, nuk po guxojnë, të merren me problemet e qytetarëve. Po dojnë veq zgjedhje. Ja pafshin hajrin.
E kemi luftuar dhe mposhtur komunizmin dhe diktaturën një herë më 1989. E luftojmë dhe mposhtim edhe sot.
https://www.facebook.com/besianm4/posts/1376978555986364