Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka reaguar pas deklaratave të deputetes së VV’së, Mimoza Kusari-Lilës, e cila tha se Kryeministri Hoti duhet të shkarkohet, meqenëse nuk është izoluar pas testimit. Këtë veprim të deputetes, Mustafa e ka quajtur kanibalizëm politik.
Sipas Mustafës, të ngritesh në mëngjes e ta kërcënosh Kryeministrin me shkarkim vetëm pse e ka kapur virusi një idiotizëm i skajshëm që kapërcen çdo normë njerëzore.
Ai e ka quajtur Kusari-Lilën xhelate.
“Strucat e kabinetit qevitar, këshilltarët, ministrat por edhe bashkëpartiakët e Hotit dhe të mitë heshtin, sepse atyre nuk ua ka permendur emrin xhelatja Kusari-Lila dhe se nuk do ti hajë”, ka shkruar Mustafa.
Pas deklaratave të deputetes ka reaguar edhe Kryeministri Avdullah Hoti.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Hoti ka thënë se është testuar të dielën rreth orës 16:00 dhe se menjëherë është izoluar.
“Edhe pse nuk kam pas asnje shqetesim serioz, me paraqitjen e nje kolle te lehte te dielen, bashkepunetoret me rekomanduan te testohem. Testimin e kam bere te dielen rreth ores 16. Ne momentin qe jam testuar, jam izoluar ne pritje te rezultatit, pasi keshtu eshte protokolli i rekomanduar nga mjeket. Sapo e kam marre rezultatin, e kam bere publik. Kushdo qe deklaron ndryshe nuk e thote te verteten”, ka shkruar Hoti.