×
  • Lajme
  • Lajme

    Musliu për vizitën e Von Cramon në Hagë: Skandaloze dhe e paprecedentë

    FrontOnline
    21 Korrik 2020

    Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër lidhur me vizitën e eurodeputetes Viola von Cramon në Gjykatën Speciale të Kosovës, duke e cilësuar si skandaloze dhe të paprecedentë.

    Musliu ka thënë se kur sheh kësi veprimesh skandaloze të një eurodeputeteje nuk është aspak për t’u çuditur, që sot e kemi një Zyre të Prokurorit të Specializuar në Hagë, e cila në vend se të merret me drejtësi, merret me plotësimin e ambicieve personale të një eurodeputeteje, që qartazi anon politikisht në Kosovë.

    Ajo ka thënë se është në interes të transparencës dhe vlerave demokratike evropiane, që eurodeputetja ta bëjë të qartë se cilat ishin interesat e saj në Gjykatën Speciale, kur asnjë nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që e kanë miratuar ligjin dhe i kanë mandatuar gjyqtarët dhe prokurorët e specializuar në Hagë, nuk i kanë vizituar asnjëherë për t’ia ruajtur autonominë e funksionimit të tyre si institucion.

    “Skandaloze dhe juridikisht e paprecedent kjo vizita e eurodeputetes Viola Von Cramon në Gjykatën Speciale, e cila është edhe raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian. Kur sheh kësi veprimesh skandaloze të një eurodeputeteje, nuk është aspak për t’u çuditur që sot e kemi një Zyre të Prokurorit të Specializuar në Hagë, e cila në vend se të merret me drejtësi, merret me plotësimin e ambicieve personale të një eurodeputeteje, që qartazi anon politikisht në Kosovë. Është në interes të transparencës dhe vlerave demokratike evropiane, që ajo ta bëjë të qartë se cilat ishin interesat e saj në Gjykatën Speciale, kur asnjë nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që e kanë miratuar ligjin dhe i kanë mandatuar gjyqtarët dhe prokurorët e specializuar në Hagë, nuk i kanë vizituar asnjëherë për t’ia ruajtur autonominë e funksionimit të tyre si institucion, përderisa në anën tjetër kemi ndërhyrje flagrante të një eurodeputeteje. Më e pakta që ajo do duhej të bënte është të kërkonte falje dhe të jepte dorëheqje për këtë vizitë skandaloze. Zyra e Prokurorit të Specializuar dhe Dhomat e Specializuara janë krijuar për t’i zbardhur pretendimet e fabrikuara nga strukturat e Serbisë dhe të promovuara nga Dick Marty. Ato nuk janë krijuar për të vendosur për fatin gjeopolitikë të shtetit të Kosovës apo për fatin e liderëve politikë dhe institucionalë të saj”, ka shkruar deputetja Ganimete Musliu.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.