×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Musliu kërkon që të plotësohen kërkesat e Policisë së Kosovës

    FrontOnline
    17 Shtator 2020

    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës ka kërkuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës që të aprovojnë kërkesat e Policisë së Kosovës, për pagat dhe shujtat ushqimore, raporton Front Online.

    Musliu tha se Policia e Kosovës është duke punuar në kushte të rënda, pasi që siç tha ajo, ata që nga fillimi i pandemisë janë duke punuar me nga 12 orë dhe pa asnjë ditë pushimi.

    Sipas saj, PDK-ja në vazhdimësi ka kërkuar nga qeveria që të marrin vendim për pagë shtesë dhe shujtat, për Policinë e Kosovës.

    “Vendi ynë dhe i gjithë globi po përballet me pandeminë. Në vijën e parë të frontit po qëndron dhe Policia e Kosovës. Ata po punojnë në kushte të rënda. Policia e Kosovës po punon me orar 12 orësh dhe pa të drejtë pushimi. PDK në vazhdimësi ka kërkuar nga qeveria që të marr vendim për pagë shtesë të shujtave ushqimore dhe pagë shtesë për ta”, ka thënë ajo.

    Tutje Musliu tha se pagesa prej pesë euro për ndërrimin e natës për Policinë e Kosovës është tallje për ta.

    “Pagesa e ndërrimit të natës është minimale. Pagesa prej pesë eurosh për ndërrimin e natës është tallje për Policinë e Kosovës. Policia e Kosovës protestën e sheh si mjet për realizimin e kërkesave të tyre”, ka thënë ndër të tjera deputetja Musliu./Front Online

     

    https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/244622766890196/

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.