×
  • Lajme
  • Lajme

    Musliu kërkon plan konkret për zbardhjen e vrasjeve të pasluftës

    FrontOnline
    23 Qershor 2020

    Çështja e vrasjeve të pasluftës në Kosovë u shndërrua në temë diskutimi në seancën e sotme plenare të Kuvendit të Kosovës.

    Deputetja e PDK-së Ganimete Musliu kërkoi nga zëvendëskryeministri Driton Selmanaj të tregojë për planet e qeverisë lidhur me zbardhjen e këtyre rasteve.

    Ajo tha se LDK-ja vazhdimisht ka deklaruar se me ardhjen në pushtet do të zbardhë të gjitha vrasjet e ashtuquajtura politike.

    “Në çdo fushatë elektorale, ju dhe LDK keni proklamuar se me ardhjen në pushtet të LDK-së do të bëni zbardhjen e të gjitha rasteve të ashtuquajtura vrasje politike. Tani meqë jeni në pushtet, e keni kryeministrin, ju jeni zëvendëskryeministër dhe keni dikastere të tjera që qeverisni, cili është plani konkret në zbardhjen e këtyre rasteve, kur do ta shohim një plan konkret dhe kur do të shihen rezultatet e para”, tha ajo.

    Musliu tha se do të kërkojë përgjigje për këtë vazhdimisht derisa u bëri thirrje edhe deputetëve të LDK-së që t’i bashkohen.

    Zëvendëskryeministri Selmanaj tha se është obligim moral i të gjithëve të punojnë që drejtësia të vihet në vend dhe se kjo çështje nuk është vetëm e tij apo e LDK-së, por duhet të jetë kërkesë e gjithë popullit.

    “Është obligimi më i vogël që mund të bëjmë për familjet e tyre, që ata të dinë pse dhe nga kush janë vrarë. Në kontekstin tjetër, besoj jeni të vetëdijshëm që politika nuk i jep zgjidhje këtyre temave. Kjo është çështje e drejtësisë, por nëse mendoni që politika duhet t’u jep zgjidhje këtyre gjërave, e keni shumë gabim, pasi e dimë se këto procese janë të ndara. Atë që duhet të bëjmë ne si politikanë është të ndërtojmë një ambient të përshtatshim ku drejtësia e thotë fjalën e vet, jo vetëm për veprimtarët e LDK-së, por kushdo që është vrarë gjatë dhe pas luftës meriton drejtësi”, tha Selmanaj.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku të hënën me bashkëpartiakët e tij, bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit historik Ibrahim Rugova....
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota. Ai thotë se kanë investuar shumë në ushtri e mbrotje,...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij, Xhaferin dhe pensionistë të tjerë, ku ka premtuar se viti...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka shprehur pikëllim për vdekjen e Hilmi Ukës, i cili ishte mësimdhënës dhe drejtor shkolle. Ai tha...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Ish-konkurrentët e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Arioni dhe Diana janë fotografuar së bashku. Ata krijuan lidhje sa ishin...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Leo është bërë nervoz pasi dështoi në sfidën për kapitenin e javës. Madje ai thotë se Fitimit nuk i duhet asgjë avantazhi...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në pikën kufitare në Merdarë, sot është paraqitur një autobus me targa vendore, ku gjatë kontrollit të mjetit, janë selektuar për skanim...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se viti 2024 ka qenë viti i pasaportës së vendit tonë. Përmes një postimi në...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në një bisedë me një gazetar, Ilir Tahiri, kandidati për deputet i PDK-së, shprehu shqetësimin për qëndrimet e Albin Kurtit ndaj UÇK-së....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.