Lazio regjistroi fitore të madhe ndaj Hellas Verona në javën e 30-të në Serie A.
Tifozët e Lazios përkundër fitores, kanë kritikuar sulmuesin e Kosovës, Vedat Muriqi, shkruan FrontOnline.
Muriqi luajti vetëm nga minuta e 68-të duke e zëvendësuar Caicedon.
The one negative from Lazio’s win over Hellas Verona was Vedat Muriqi.
Once again he was ineffective & provided very little off the bench. He was brought on to score & couldn’t even control the ball. He was dispossessed twice.
Credit to @ItaFootPod – worst signing this season. pic.twitter.com/oMz81yKEre
— Jerry Mancini (@jmancini8) April 12, 2021
Sipas Jerry Mancinit, paraqitja e Muriqit ishte e dobët në këtë ndeshje.
“Gjëja e vetme negative në fitoren e Lazios ndaj Hellas Verona ishte Vedat Muriqi. Ai nuk arrinte ta kontrollonte topin. Ashtu siç kanë thënë Itafootpod, Muriqi është nënshkrimi më skandaloz i sezonit”, ka shkruar Mancini.
Vedat Muriqi i kushtoi plotë 20 milionë euro skuadrës nga Serie A. Ai ka shënuar vetëm dy gola te klubi i Lazios./FrontOnline/