×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Murati u kundërpërgjigjet invalidëve të luftës: S’kemi përjashtuar nga subvencionimi i energjisë asnjë kategori

    FrontOnline
    19 Dhjetor 2023

    Sot në media u raportuar që Qeveria e Kosovës ka larguar nga subvencionimi i energjisë elektrike kategoritë e dala nga lufta.

    Lidhur me këtë ka reaguar ministri i Financave Hekuran Murati, duke thënë se kjo nuk është e vërtetë.

    Ai, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook ka shkruar se me programin e ri synimi i tyre është që të zgjerohet lista e familjeve që mbështeten.

    Postimi i tij i plotë:

    Lajmet e rreme nuk kalojnë!

    Është e pavërtetë që Qeveria ka përjashtuar ndonjë kategori nga subvencionimi i energjisë elektrike.

    Përkundrazi, me programin e ri synimi është që të zgjerohet lista e familjeve që mbështeten, si dhe subvencionimi të jetë në bazë të të ardhurave, pra sa më pak të ardhura, aq më i lartë subvencionimi. Programi i ri është në fazën e pilotimit, dhe kemi paraparë edhe një fazë/grup aplikimesh ku pritet të trajtohen sfidat që kemi hasur gjatë fazës/grupit të parë.

    Si Ministri, kemi lëshuar komunikata me sqarimet e nevojshme, por, se sa u është dhënë jehonë nga disa prej mediave, është për t’u diskutuar. Pikërisht për këtë e kishte fjalën Kryeministri para ca ditësh kur tha se masat dhe veprimet e Qeverisë nuk po përçohen si informata tek qytetarët nga disa media.

    Një tjetër argument i thënë në këtë lajm e që nuk qëndron ishte se invalidët e luftës përjashtohen me automatizëm sepse pensioni i tyre është së paku 225 euro, dhe kësisoj e tejkalojnë nivelin e përcaktuar prej 150 euro për kualifikim.

    Së pari, siç edhe mund të shihet në vendim (foto 2), të ardhurat nga pensionet invalidore janë të përjashtuara nga llogaritja, dhe rrjedhimisht nuk përjashtohet askush për shkak se merr pension invalidor.

    Por edhe nëse dikush ka të ardhura tjera nga biznesi apo nga paga, atëherë ato të ardhura përllogariten dhe përpjestohen me numrin e anëtarëve të familjes dhe përderisa mesatarja për anëtar është më pak se 150 euro/muaj, atëherë familja kualifikohet për subvencionim. Shembull: një veteran invalid i luftës, përveç pensionit mund të ketë të ardhura nga paga 400 euro/muaj, por nëse janë 5 anëtarë të familjes, atëherë mesatarja për anëtar i bie 80 euro/muaj, e që është nën tavanin prej 150 euro/muaj, dhe rrjedhimisht kualifikohet për subvencionim.

    Tani sa i përket programit:

    Siç edhe e kemi thënë, ky program i zgjeruar i mbështetjes, sivjet është në fazën e pilotimit, dhe normalisht që do të ketë sfida gjatë implementimit. Prandaj edhe aplikimin e trajtimin e kemi bërë në disa grupe/faza.

    Në grupin e parë kanë aplikuar afër 50 mijë familje, mirëpo një numër i konsiderueshëm i aplikimeve kanë gabime në shifrën e njehsorit, ose gjatë plotësimit të të dhënave tjera. Prandaj nevojitet që të ripërsërisin aplikimin me grupin e dytë, që do ta hapim së shpejti.

    Gjithashtu, nga të dhënat kemi kuptuar që një numër i konsiderueshëm i familjeve që kanë përfituar nga subvencionimi në të kaluarën, nuk kanë aplikuar fare. Kjo len të kuptohet që informata nuk ka arritur tek të gjithë, dhe do të synojmë që ta përmirësojme këtë përgjatë grupit të dytë.

    Prandaj kërkojmë edhe mirëkuptimin e qytetarëve, por edhe të mediave, përfshirë edhe median e përmendur në këtë postim, që bashkërisht të bëjmë më të mirën e mundshme sa i përket informimit dhe lehtësimit të procesit.

    Nga Rubrika
    Front TV10 Janar 2025
    Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, duke folur për ankesat që kanë pasur të arrestuarit nga Gjykata Speciale në Hagë ka thënë se...
    Lajme10 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga koalicioni AAK-Nisma-E30+, Artan Nimani, pas një vizite në fshatin Irzniq të Deçanit, ka ngritur shqetësime për gjendjen alarmante...
    Lajme10 Janar 2025
    Vehbi Bujupi, banor i fshatit Arllat të Drenasit, është përballur me një situatë të pazakontë lidhur me faturën e energjisë elektrike. Ai...
    Të tjera
    Ekonomi10 Janar 2025
    Instituti GAP ka publikuar një infografikë me produktet më të eksportuara gjatë viteve 2022-2024. Buzuar në këtë infografikë, më së shumti është...
    Lajme10 Janar 2025
    Avni Kastrati është caktuar sot në krye të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK). Kastrati është emëruar drejtor ekzekutiv i ASK-së me...
    Lajme10 Janar 2025
    Drejtori për Fqinjësi dhe Zgjerim e BE-së ka shkruar në faqen zyrtare për raportin më mes të Kosovës dhe BE-së, duke treguar...
    Lajme10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës do të mbështesë me 100 mijë euro familjarët e veprimtarit të vrarë Enver Hadri, për vrasjen e të cilit...
    Zgjedhjet 202510 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e PDK, Hajdar Beqa me numër 31, fton të gjithë bashkëatdhetarët që të votojnë, pasi vota e...
    Lifestyle10 Janar 2025
    Tharja e syrit është një problem shëndetësor që prek shumë njerëz në botë. Ai shkaktohet në mungesë të lotëve të mjaftueshëm që...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.