×
  • Lajme
  • Lajme

    Murati numëron të mirat që do të sillte anëtarësimi në SEPA, thotë se aplikacioni do të jetë sipas standardeve

    FrontOnline
    28 Shkurt 2024

    Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, bashkë me Guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili kanë marrë pjesë në ministerialin e vendeve të Ballkanit Perëndimor “BP6 drejt SEPA” që është mbajtur në Tiranë.

    Ai ka thënë se anëtarësimi në Zonën e Vetme të Pagesave në Bashkimin Evropian do ta lehtësonte lëvizjen e lirë të mallrave, punës, kapitalit dhe parave.

    “Nga kjo do të përfitonin të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Do të reduktohej ekonomia informale, bankat do ta përmirësonin veten dhe kjo do ta nxiste tregtinë rajonale dhe do të ndikonte në rritjen e ekonomive formale”, është shprehur Murati.

    “Ajo që po bëjmë ne si qeveri dhe Ministri e Financave, është se po hartojmë ligje për të incentivuar përdorimin e transaksioneve dhe pagesave pa para në dorë duke limituar ato sa më shumë të jetë e mundur, biznes me biznes dhe klient me klient. Duke pasë më shumë trans pa kesh kjo na bën që të kemi më shumë informacion dhe kjo kthehet në politika më të mira, duke adresuar të gjitha kanalet e pagesave. Do të ketë probabilitet më të vogël që të kemi problematika.

    Murati ka thënë se në momentin që Kosova do ta bëjë aplikimin për anëtarësim në SEPA, ai do të jetë në përputhje me standardet e kërkuara.

    Formula 1 vjen në Artmotion më "i çmendur" se kurrë
    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2024
    Avokati Arianit Koci e ka cilësuar si të dyshimtë dhe të çuditshme atë që po ndodhë në Serbi me rastin e Faton...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kandidati për prokuror të shtetit, D.M (emër i njohur për redaksinë) është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prizren si i dyshuar për...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes së simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, bëri homazhe dhe vendosi...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.