Kryendeshjen e sotme në Superligën e Kosovës në futboll e ka fituar Gjilani.
Skuadra e Ismet Munishit e ka mposhtur Feronikelin me rezultat minimal, 1:0, shkruan FrontOnline.
Golin e vetëm dhe të fitores për Gjilanin e shënoi Gerhard Progni, i cili me një goditje precize, realizoi për mrekulli.
Nga ky gol, padyshim se i mahnitur ka mbetur edhe trajneri Munishi.
Në rrjetin social “Facebook”, Munishi ka kërkuar nga miqtë e tij ta shikojnë “perlën” e Prognit./FrontOnline/
https://www.facebook.com/ismet.munishi1/posts/4227202937292685?__cft__[0]=AZV_0idPJcB5azvty0Jh4q_Hb1trf_3vyHm4MJdGSLhAWPVRuJvD28wVM3JJ6r_lrnMzlTMyY_Z6eyLzZBRNb00TOoBv8JLU6LEuhuvUUEScB5c3q_rsbxE-eFn_W8Uhn9EYt9f-Qw4uKROI0XrdLFt_4OLnTD2F1E9M0NvZVBRztg&__tn__=%2CO%2CP-R