×
  • Sport
  • Sport

    Mullerit i thuhet të largohet nga Bayerni, madje i emërohet edhe destinacioni i ri

    FrontOnline
    03 Dhjetor 2023

    Thomas Muller është këshilluar të largohet nga Bayern Munich. Dhe kjo mund t’i hapë rrugën Manchester United që të përpiqet të tërheqë legjendën e Gjermanisë.

    Sulmuesi 34 vjeçar po lufton për minutazhë në Allianz Arena këtë sezon – veçanërisht pas ardhjes së Harry Kane.

    Të tillë si Jamal Musiala, Leroy Sane, Kingsley Coman, Serge Gnabry dhe madje edhe Eric Maxim Choupo-Moting e kanë kufizuar gjithashtu përfshirjen e tij nën Thomas Tuchel.

    Kjo do të thotë se zëvendëskapiteni Muller ka dy gola dhe pesë asistime nga 15 paraqitje këtë sezon.

    Por, ato 15 ndeshje kanë vetëm 575 minuta futboll dhe përfshijnë vetëm gjashtë starte.

    Tani Lothar Matthaus e ka inkurajuar gjermanin me 126 paraqitje që të vazhdojë pas 23 vitesh me Bayernin për një aventurë të re diku tjetër pas gati 700 paraqitjeve.

    Kapiteni fitues i Kupës së Botës, Mathaus – i cili u largua nga Bayern për në New York MetroStars në vitin 2000 – i kërkoi Mullerit të bënte një lëvizje të ngjashme.

    Ai shkroi për Sky Sport në Gjermani: “Në Bayern Munich ai nuk do të marrë më minutat që mori dy vjet më parë. Nëse ai ka besimin për të luajtur që në fillim si dy vjet më parë, atëherë duhet të ndryshojë klub. Duhet ta thuash hapur”.

    “Situata e Mullerit duket si një rënie graduale. Sa i përket të ardhmes së Muller në Bayern, pyetja është se çfarë dëshiron Thomas. A është ai i kënaqur vetëm me të qenit punëtor me kohë të pjesshme apo edhe duke mos luajtur fare?”.

    “Muller i ka rrënjët në Mynih, por ndoshta ai mund të imagjinojë një përvojë të re jete, për shembull në Amerikën e Veriut?”, ka shtuar më tej ai.

    Por sipas Bild, Erik ten Hag ka të ngjarë të përpiqet të nënshkruajë me Muller në 2024.

    Holandezi është një tifoz i madh i sulmuesit me përvojë dhe thuhet se ka kontaktuar me të dimrin e kaluar për një transferim të mundshëm. /Telegrafi/

    Shqipëria mbushet me turistë kosovarë falë Sharr Travel
    Nga Rubrika
    Sport26 Korrik 2024
    hudistët Akil dhe Nora Gjakova e kanë mbajtur flamurin e Kosovës në ceremoninë hapëse të "Parisi 2024". Delegacioni kosovar përbëhet nga nëntë...
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.