-->
×
  • Lajme
  • Lajme

    Muharremi: Po e presim Albin Kurtin me folë, ai duhet me na tregu qartë a e përkrah ngritjen e çmimit të rrymës

    FrontOnline
    06 Prill 2025

    Njohësi i çështjeve ekonomike, Shenoll Muharremi, ka thënë se Ministria e Ekonomisë sa i përket çështjes energjetike po tregon zero kompetencë e kredibilitet.

    Ai ka thënë se kryeministri në detyrë Albin Kurti duhet të flas nëse e mbështet rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

    Sipas tij, Kurti duhet të tregojë edhe si do ta arrijë zgjidhjen, meqë një rritje e çmimit të rrymës do të ketë efekte përcjellëse.

    “Këtë lidership të Ministrisë së Ekonomisë nuk e marr më seriozisht, sa i përket rastit të krizës së energjisë dhe faturave të rrymës. Kompetencë? Zero. Kredibilitet? Në minus të thellë. Kur të ofrojnë një zgjidhje për situatën energjetike dhe të faturave, atëherë mundemi me pa çka kanë bë. Deri tash, as kujdes për qytetarët, as për bizneset nuk kanë tregu. Ku e keni zgjidhjen?”.

    “Nëse nuk keni zgjidhje, atëherë jeni pjesë e problemit. Mos na lodhin me postime palidhje. Ofroni zgjidhje, jo justifikime boshe. Tash po e presim Albin Kurtin me folë. Ai duhet me na tregu qartë: -A e përkrahë rritjen e çmimeve të rrymës dhe një valë të re të inflacionit? -Edhe çka ka me bo për me gjet zgjidhje? Nëse Kurti nuk flet, atëherë ai po e miraton në heshtje”, ka thënë Muharremi

    Nga Rubrika
    Lajme15 Prill 2025
    Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës , Visar Azemi, ka reaguar ashpër përmes një postimi në rrjete sociale lidhur me...
    Lajme15 Prill 2025
    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar pas pengimit në detyrë të gazetarit të Kallxo.com nga deputeti i Partisë Demokratike Turke të...
    Lajme15 Prill 2025
    Mendimi për motin – 15.04.2025 Mot shumë i ngrohtë e kryesisht me diell po parashihet ditën e mërkurë të mbretëroj në vend....
    Të tjera
    Lajme15 Prill 2025
    Seanca e parë e parlamentit të sapozgjedhur të Kosovës dështoi të martën, duke vonuar kështu formimin e një qeverie të re dhe...
    Vip15 Prill 2025
    Pas kurorëzimit të “dashurisë” mes Eglit dhe Gjestit brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, emocionet kanë vijuar edhe jashtë saj. Një...
    Bota/Rajoni15 Prill 2025
    Komisioni Evropian ka dhënë dritën jeshile për terapinë e Alzheimerit me antitrupin Lecanemab. Përbërësi aktiv, i quajtur lecanemab, synohet të përdoret “për...
    Lajme15 Prill 2025
    Njohësi i Kushtetutës, Mazllum Baraliu, ka folur për “Front Online” pas dështimit të formimit të Komisionit për Verifikimin e Mandateve, duke e...
    Bota/Rajoni15 Prill 2025
    NATO mbështet fuqishëm integritetin territorial dhe sovranitetin e Bosnjë-Hercegovinës në përputhje me Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit, një gur themeli i stabilitetit...
    Bota/Rajoni15 Prill 2025
    Autoritetet zvicerane kanë shpallur nivelin më të lartë të rrezikut për shkak të motit ekstrem që pritet të godasë vendin nga e...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.