×
  • Vip
  • Vip

    Joz Marku zhduket nga Instagrami pas sherrit me Gjestin në BBVA

    FrontOnline
    15 Prill 2025

    Ish-konkurrenti i Big Brother VIP Albania 4, Joz Marku, po vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes pas incidentit të së shtunës, ku goditi me shuplakë Gjestin gjatë daljes nga shtëpia.

    Ngjarja ndodhi në momentin kur Joz Marku u eliminua nga gara, por në vend të një largimi të qetë, ai krijoi një skenë që u bë virale në rrjete sociale. Pamjet e përplasjes u komentuan masivisht, ndërsa reagimet nuk munguan.

    Pas incidentit, Jozin e shoqëroi Policia dhe u mbajt për disa orë në ndalim, por u lirua të nesërmen. Në deklaratën e tij për media, ai tha se “ishte provokuar vazhdimisht” nga Gjest Martini.

    Por drama nuk përfundon këtu…

    Sot është vërejtur se llogaria e Jozit në Instagram nuk ekziston më. Nuk dihet nëse është fshirë apo pezulluar, por dyshohet se ai mund ta ketë mbyllur vetë, për shkak të presionit të madh mediatik dhe valës së komenteve negative që ka marrë në rrjet.

    Ndërkohë, Joz Marku është parë për herë të parë në publik pas përplasjes, por ende nuk ka dhënë një sqarim të plotë për ngjarjen.

    Kujtojmë që finalja e madhe e Big Brother VIP Albania 4 do të mbahet më 19 prill (e shtunë) – dhe mbetet të shihet nëse Joz Marku do të jetë i pranishëm apo do të thyejë heshtjen e tij para kësaj date./Sinjali/

    Nga Rubrika
    Vip27 Prill 2025
    Gjatë këtyre ditëve ka pasur spekulime të shumta në lidhje me Eglin dhe Gjestin. Kjo e para ka deklaruar se prindërit e...
    Vip26 Prill 2025
    Mbrëmë Gjesti ka mbajtur koncertin e tij të parë pas daljes nga BBVA. Aty ishin të pranishëm një numër i madh i...
    Vip26 Prill 2025
    Ish banorja e Big Brother Kosova, Xheneta Fetahu, gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Kosovë, ajo ka ndarë shpesh histori...
    Të tjera
    Lajme27 Prill 2025
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se situata që po ndodh në Kuvend është për shkak të tekeve të Lëvizjes Vetëvendosje,...
    Lajme27 Prill 2025
    Ka dështuar sërish zgjedhja e Albulena Haxhiut për Kryeparlamentare, shkruan Gazeta Online Reporteri.net. Kjo ishte përpjekja e pestë e VV-së për zgjedhjen...
    Lajme27 Prill 2025
    Ka filluar vazhdimi i seancës konstituive që për herë të parë nisi më 15 prill. Në sallë janë 109 deputetë. Sot pritet...
    Lajme27 Prill 2025
    Deputetja boshnjake, Emilija Rexhepi tha “ndoshta ka”, kur u pyet nëse kanë pasur ndonjë takim me deputeten tjetër boshnjake, Duda Balje, e...
    Lajme27 Prill 2025
    Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj nuk është deklaruar për media, pak minuta para nisjes së seancës së shtatë konstituive të Kuvendit të...
    Lajme27 Prill 2025
    Daut Haradinaj nga AAK-, ka thënë se edhe seanca e sotme konstituive do të zgjasë shkurt. Kjo pasi sipas tij, kandidati për...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.