×
  • Lajme
  • Lajme

    Muharremaj: Vërshimet e kanë përfshirë një të katërtën e Suharekës

    FrontOnline
    08 Janar 2021

    Të reshurat e shiut që kanë filluar para dy ditësh kanë shkaktuar vërshime në disa pjesë të vendit. Malisheva, Suhareka, Rahoveci dhe Drenasi janë rajonet më të prekura nga vërshimet, pasi lumenjtë që përshkojnë këto rajone kanë dalë nga shtrati.

    KosovaPress gjatë ditës së premte ka qëndruar në Suharekë për të parë nga afër gjendjen e krijuar pas vërshimeve.

    Kryetari Bali Muharremaj ka thënë se nga mëngjesi të gjithë drejtorët komunalë kanë dalë në teren për të parë gjendjen e krijuar.

    Ai ka thënë se janë tri fshatra më të prekura, ndërsa ka bërë të ditur se deri më tani gjendja është e menaxhueshme.

    “Sot prej orës 10:00 të gjithë drejtorët komunalë janë në teren duke e përcjell gjendjen. Momentalisht kemi vërshime këtu në Verbicë që e lidhë komunën e Mamushës e lidhë edhe fshatin Tërnje, kemi në Samadraxh, Semetisht dhe në fshatin Studenqan. Momentalisht ekipet janë në teren tashmë kanë ardhur edhe zjarrfikësit. Vërshimet e kanë përfshirë një të katërtën e Suharekës, mirëpo në viset malore nuk kemi problem. Gjithashtu ku ka pas problem te Dubiqaku që i themi ne në Suharekë është e qetë, është duke u monitoruar gjendja. Momentalisht këto tri fshatra po mundohemi t’i sanojmë”, ka thënë ai.

    Komuna e Suharekës është prej rajoneve që varet kryesisht prej bujqësisë. E Muharremaj lutet që dëmet të jenë sa më të vogla në bujqësi.

    “Tash është sezon dimri besoj që nuk ka pasur mundësi të dëmtojë shumë kulturat bujqësore, por duhet të shikojmë se sa ka pasur vërshime dhe cila ka qenë sasia e ujit. Ekipet tona pasi të ndalen reshjet e shiut do të dalin në teren dhe të shohin se sa dëme ka pasur. Ka disa shtëpia të kapluara me uji dhe disa rrugë të bllokuara për shkak të ujërave të zeza. Por momentalisht situata është e qetë, por po mundohemi t’u dalim në ndihmë qytetarëve sa të kemi mundësi”, tha Muharremaj.

    KosovaPress ka qëndruar edhe në rajonin e Rahovecit dhe do të sjellë material nga atje për të parë gjendjen e krijuar pas vërshimeve.

    Ambasadorja e parë e Izraelit në Kosovë, e impresionuar me punën në Comodita
    Nga Rubrika
    Lajme14 Shtator 2024
    Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, iu ka uruar ndjekësve të tij në rrjetin social Facebook një fundjavë të mbarë. Pacolli urimin e...
    Lajme14 Shtator 2024
    Emisari i BE-së, Miroslav Lajçak, në vizitën e tij të fundit më 6 shtator në Prishtinë solli me vete edhe lajmin e...
    Lajme14 Shtator 2024
    Është arrestuar një person në Lipjan, pasi i njëjti në vazhdimësi  kishte shqetësuar një grua, duke e përcjellur atë. Policia ka bërë...
    Të tjera
    Lajme14 Shtator 2024
    Ambasadori suedez në Kosovë, Jonas Westerlund, ka thënë se fokusi i BE-së është në agresionin rus ndaj Ukrainës, ndërsa nuk ka kohë...
    Lajme14 Shtator 2024
    Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka komentuar kërcënimet e Aleksander Vuçiqit për pushtimin e Kosovës dhe reagimin e kryeministrit Albin Kurti. Ajo...
    Bota/Rajoni14 Shtator 2024
    NATO ka mundur të bëjë më shumë për të armatosur Ukrainën dhe për të tentuar që të parandalojë pushtimin e Ukrainës, që...
    Bota/Rajoni14 Shtator 2024
    Irani tha se ka dërguar në orbitë një satelit hulumtues me një raketë të ndërtuar nga divizioni i hapësirës i Gardës Revolucionare...
    Lajme14 Shtator 2024
    Nga “Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës”, Time Kadrijaj ka folur për Front Online lidhur me kërkesën e deputeti Bekim Haxhiu për tërheqjen...
    Lajme14 Shtator 2024
    Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se nuk ka asnjë investim kapital i përfunduar nga Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.