×
  • Lajme
  • Lajme

    MSH: Rrezikohet furnizimi i rregullt me barna nga Lista Esenciale

    FrontOnline
    16 Prill 2021

    Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar lidhur me gjendjen për sa i përket furnizimeve me barna dhe material shpenzues në sektorin publik, përkatësisht në Kujdesin Parësor Shëndetësor që furnizohen nga Ministria dhe programet e veçanta.

    Buxheti i alokuar për Programin farmaceutik të MSh-së dedikuar për furnizim të institucioneve shëndetësore me barna dhe material shpenzues nga Lista Esenciale për vitin 2021 është 5,550,000.00 euro, ndërsa ai i vitit 2020 ka qenë 11,476,913.90 euro.

    Sipas njoftimit lista Esenciale për furnizim të nivelit primar numëron gjithsej 282 artikuj prej të cilëve 206 janë barna, ndërsa 76 material shpenzues.

    “Numri momental i kontratave të nënshkruara për barna është 24, apo shprehur në përqindje 11.65 %.

    Numri momental i kontratave të nënshkruara për material shpenzues është 12, apo shprehur në përqindje 15.79 %.

    Numri i artikujve që Ministria e Shëndetësisë momentalisht i ka në dispozicion është 109, apo shprehur në përqindje 38.6 %.

    Sipas kësaj, qëndrueshmëria e artikujve që MSh ka në dispozicion (109) për shumë artikuj është jo më e madhe se gjashtë muaj (do të shpenzohen brenda kësaj periudhe).

    Bazuar në këto të dhëna, vlerësohet se vijueshmëria e furnizimit të rregullt me barna dhe material shpenzues nga Lista Esenciale gjatë këtij viti rrezikohet seriozisht.

    MSh është duke u angazhuar maksimalisht që ta përmirësojë këtë situatë përmes veprimeve konkrete dhe, pas analizimit të hollësishëm të arsyeve që e kanë krijuar këtë situatë, do të marr hapa konkret, që të sigurohet furnizim i qëndrueshëm i institucioneve shëndetësore të

    nivelit parësor (QKMF-ve) me artikujt e nevojshëm nga Lista Esenciale e Barnave”, thuhet në njoftim./Front Online/

    Kush janë parakushtet efektivitetit dhe efiçiencës?
    Nga Rubrika
    Lajme15 Tetor 2024
    Përveç shlyerjes së borxheve në mënyrë ilegale për kompanitë e ambalazhuesve të ujit, tashmë i arrestuari Naser Hafizi ishte vënë në funksion...
    Lajme15 Tetor 2024
    Katër biseda të Mimoza Kusari-Lilës me Sllavko Simiqin, zbulojnë përpjekjet e shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje për koordinim me Listën...
    Lajme15 Tetor 2024
    Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, kanë marrë vendim për vazhdimin e masës së paraburgimit edhe për nga dy muaj...
    Të tjera
    Lajme15 Tetor 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se Serbia e ka shkelur Marrëveshjen për menaxhimin e përbashkët të pikave kufitare, duke...
    Lajme15 Tetor 2024
    Partia Demokratike  e Kosovës do të mbajë sot konferencë për media, përcjell Gazeta Express. Konferenca do të mbahet në orën 14:30 në...
    Lajme15 Tetor 2024
    Komisioni për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut, ka bërë një reagim rreth trajtimit siç thonë të padenjë nga ana e qeverisë...
    Bota/Rajoni15 Tetor 2024
    Ministri i deleguar i Francës për Çështjet Europiane, Benjamin Haddad tha se pati një “takim produktiv” me kryeministrin e Serbisë, Millosh Vuçeviq,...
    Kronika15 Tetor 2024
    Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj një serbi. Ai dyshohet për dy vepra penale “Sulmi ndaj personit zyrtar” dhe “Pjesëmarrja në turmë...
    Lajme15 Tetor 2024
    Ministria e Mbrojtjes ka publikuar një konkurs për kuzhinierë dhe staf tjetër përkrahës. Lajmin e kanë bërë publik në faqen zyrtare të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.