Ministria e Shëndetësisë sot ka pranuar një donacion prej 6 mijë e 500 testeve dhe 6 respiratorëve nga organizata “Qatar Charity”, raporton Front Online.
Këto do të shërbejnë për trajtimin e rasteve të rënda klinike.
“Ministria e Shëndetësisë ka pranuar sot 6500 teste (RT-PCR) për diagnostikimin e Covid-19 dhe 6 respiratorë të prodhuesit gjerman “Drager” nga organizata “Qatar Charity” për trajtimin e rasteve të rwnda klinike. Vlera e këtij donacioni është 270.000 euro. Ceremonia e nënshkrimit të Memorandumit dhe pranimit të donacioni u bë në IKSHPK. Përmes këtij donacioni, “Qatar Charity” ndihmon Kosovën në ballafaqimin me pandeminë Covid-19″, thuhet në njoftimin e Ministrisë. /Front Online