×
  • Lajme
  • Lajme

    Mrekullia e Adriatikut, hotel “Fafa” dhe “Sharr Travel” me ofertë për pushime në vjeshtë dhe dimër

    FrontOnline
    14 Shtator 2020

    Jo shpesh ka rastisur që në mes të shtatorit ta shihje këtë pamje përrallore.

    Vjeshta është gati të nisë derisa qytetarët po magjepsën me këtë bukuri e ndjejë freskie vere.

    Panoramë përtej imagjinatës.

    Njerëz përplot, disa tinguj të lehtë muzike në sfond.

    Të rinj që argëtohen e disa më të moshuar mëtanë duke pushuar pran dallgëve të detit.

    Fëmijë në kënde të veçanta argëtimi.

    Një vend jo i zakonshëm në bregdetin shqiptarë i mishëruar me traditën e zakonet vëllazërore.

    Një pallat ëndrrash me një infrastrukturë moderne e mahnitëse.

    Është ky kompleksi gjigand “Fafa”.

    Me katër hotele super luksoze, me mbi 1500 shtretër e 400 punëtorë, kuzhinë turke, italiane, greke e orientale, ku kënaqësia kalon përmasat e imagjinatës.

    Pandemia me Covid bëri punën e vet, por sezoni kaloi pritshmëritë.

    E gjithë kjo për shkak të cilësisë dhe kushteve super të veçanta.

    Fatos Cerenishti, President i Fafa Hotels & Resorts

    “Fafa ka 4 hotele, por dy hotelet më të mëdha që janë “Grand Blue Fafa” dhe “Fafa Premium” gjatë sezonit kanë punuar me kapacitete mbi 70 % të tyre, kapaciteti është mbi 1500 shtretër”. 

    “Pjesë e fortë është që “Fafa” bashkëpunon me të gjithë fermerët e zonave përqark me të cilat ka kontratë para fillimit të sezonit dhe merr ushqime bio direkt nga fermat e zonës dhe them se një nga pikat e forta është edhe ushqimi bio dhe i kontrolluar në të gjitha kontrollet”. 

    Turistët janë nga më të ndryshmit. Fafa është bërë një destinacion shumë i pëlqyeshëm nga turistët evropian dhe në veçanti skandinav.

    Në Fafa mund të takosh qytetarë maqedonas, polak e çek.

    Muaji shtator është muaji më i këndshëm për pushime për shkak të diellit që nuk është shumë i nxehtë dhe mund të bësh pushime shumë të mira, që janë të këshillueshme edhe nga mjekët.

    E, kjo u dëshmua nga kërkesa që këto resorte patën.

    Mbi 50 për qind e këtyre kërkesave nga Kosova vijnë përmes agjencisë “Sharr Travel” dhe “Blue Travel”.

    Fatos Cerenishti, President i Fafa Hotels & Resorts

    Por është edhe një mundësi që na krijuan agjencitë turistike në përgjithësi kosovare në veçanti si gjithmonë “Sharr Travel” ka qenë kampion i sezonit turistik për sa i përket klientëve, është kompania që ka sjellë më së shumti turistë nga të gjitha kompanitë  e tjera kosovare, është në avangardë me të tjerët”. (02:00-02:30)

    Kjo kompani e fuqishme do të ketë edhe numrin e dhomave të destinuara ekskluzivisht për shqiptarët nga Kosova.

    Por, nuk mbetet me kaq.

    Sezoni e pushimet do të vazhdojnë si kurrë më parë.

    Në Fafa nga 15 tetori do jetë gati pishina olimpike.

    Pushime mund të bëni edhe gjatë vjeshtës e dimrit.

    Fatos Cerenishti, President i Fafa Hotels & Resorts

    “Pretendojmë që sezoni të zgjatet 6 muaj, ashtu siç janë vendet e rajonit Greqia, Turqia. Por, strukturat “Grand Blue Fafa” dhe “Fafa Premium” përgjatë 12 muajve nuk do të mbyllen, do të ngelen të hapura për të mirëpritur qytetarët me shërbime tjera. SPA-ja do të jetë një nga SPA-të më moderne që do të ketë bregdeti i Durrësit, i cili do të jetë gati më 15 tetor”. 

    Pushimet që kosovarët po i bëjnë në këto resorte ëndrrash, po i paguajnë përgjysmë më lirë.

    Këtë po ua mundëson agjencia “Sharr Travel”  nga Kosova.

    Ata janë në përgatitje të ofertave më të reja. E mundësitë për pagesë janë të shumta.

    Së fundi, ka nisur edhe pagesa në formë kreditimi.

    Ruzhdi Kurtishaj, Pronar i “Sharr Travel”

    “Kemi ofruar mundësi të shumta për qytetarët si lehtësim për shkak të gjendjes me pandeminë, duke kredituar pushimet e tyre përmes sistemeve bankare me të vetmin qëllim që të kursejmë mjetet e tyre dhe ta kenë më të lehtë pushimin sepse edhe pushimi ka një rol kyç në shëndetin e njërit dhe krijimin e imunitetit të qëndrueshëm”.(20:36-20:59)

    Anipse pandemia me Covid dëmtoi shumë turizmin, kjo kompani i tejkaloi parashikimet.

    Ruzhdi Kurtishaj, Pronar i “Sharr Travel”

    “Numri i pushuesve për këtë vit, për këtë periudhë të shkurtër kohore prej qershorit deri në shtator ka kaluar pritjet dhe parashikimet tona dhe sezona nuk do të mbarojë as me 1 tetor. Ne do të dalim me 1 tetor me ofertat tjera”. 

    Qytetarët kanë në dispozicion mbi 40 autobusë të “Sharr Travel” që u mundësojnë pushime përrallore në resortet e FAFA-s, e tani e tutje edhe gjatë vjeshtës e dimrit.

    Përtej imagjinatës, në pushime të paharruara.

     

     

     

    Nga Rubrika
    Lajme06 Maj 2025
    Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni ka nënshkruar një kontratë në të mirë të maturantëve të Gjilanit ditën e sotme. Hyseni i ka...
    Lajme06 Maj 2025
    Partia Socialdemokrate ka reaguar pas konferencës së sotme të kryetarit të LDK’së, Lumir Abdixhiku, duke thënë se refuzimi është përgjigja e duhur...
    Lajme06 Maj 2025
    Deputetja boshnjake, Emilja Rexhepi, për FrontOnline ka reaguar ashpër pas propozimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për formimin e një qeverie...
    Të tjera
    Vip06 Maj 2025
    Fituesi i “Big Brother VIP Kosova”, Drilon Rama, vijon të jetë në qendër të vëmendjes, jo vetëm për fitoren e tij por...
    Lajme06 Maj 2025
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar veprimtarin dhe intelektualin e shquar Fehmi Agani, në 26-vjetorin e vrasjes së tij nga forcat...
    Lajme06 Maj 2025
    Deputeti i Vetëvendosjes, Halil Thaçi, për FrontOnline ka folur pas refuzimit të LDK-së për një koalicion me partinë e tij, duke theksuar...
    Lajme06 Maj 2025
    Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj...
    Bota/Rajoni06 Maj 2025
    Një nxënës i vitit të dytë në gjimnazin “Siri Shapllo” në Gjirokastër, A. M., 17 vjeç, është hedhur nga dritarja e katit...
    Lajme06 Maj 2025
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka pritur në takim liderin e BDI-së, Ali Ahmetin. Krasniqi ka njoftuar në Facebook se me Ahmetin...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.