×
  • Lajme
  • Lajme

    MPJ nuk e di që Petkoviqi ka hyrë në Kosovë, ai do të shkojë deri në Skënderaj

    FrontOnline
    07 Dhjetor 2020

    Ka disa orë që drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq ka hyrë në Kosovë, ku planifikon të qëndrojë për dy ditë.

    Për vizitën e Petkoviqit, Express raporton  se Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës s’është e njoftuar fare.

    Express ka kontaktuar edhe me Qeverinë. Nga Zyra e Kryeministrit nuk kanë dhënë përgjigjje me arsyetimin se koordinimi për këtë çështje bëhet me MPJD-në.

    Petkoviq, sot dhe nesër do të jetë në veri të Kosovës, me ç’rast do t’i vizitojë komunat me shumicë serbe si Mitrovicën e Veriut dhe Zubin Potokun.

    Siç njofton kjo zyrë, Petkoviq pasdite planifikon ta vizitojë edhe Bajën, një fshat me shumicë serbe në komunën e Skenderajt.

    Kjo është vizita e parë e Petkoviqit në Kosovë që nga marrja e detyrës si drejtor në këtë zyrë duke pasuar Marko Gjuriqin. Ai fillimisht e ka vizituar Qendrën Shëndetësore në Mitrovicën e Veriut dhe laboratorin e sapondërtuar për testet PCR.

    Tutje, sipas njoftimit, ai do ta mbajë një takim me kryetarin e sapozgjedhur të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq. Në takim është paraparë të marrin pjesë gjithashtu edhe kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq.

    Është planifikuar gjithashtu që Petkoviq ta vizitojë edhe familjen shtatanëtarëshe Nedeljkoviq, së cilës Komuna e Mitrovicës së Veriut, me ndihmën e zyrës, i siguroi fonde për ndërtimin e shtëpisë.

    Pasdite, Petkoviq do ta vizitojë manastirin e Bajës në Skenderaj, ku do të bisedojë me peshkopin Teodosije të Rashkës-Prizrenit. Ai gjithashtu do të vizitojë Kompleksin Shëndetësor dhe Turistik “Paradise Spa” në Bajë.

    Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, më herët kishte thënë se nuk do të lejohej asnjë zyrtar shtetëror serb, duke përfshirë edhe presidentin serb Aleksandar Vuçiq të hyjë në Kosovë pa kërkuar falje për gjenocidin.

    KEDS ‘zhduk’ rrjetin ajror nga qendra e Malishevës
    Nga Rubrika
    Lajme08 Shtator 2024
    Pesë persona janë arrestuar në Prishtinë, pasi dyshohet janë përfshirë në një rrahje. Ata janë dërguar në mbajtje, ndërsa një person tjetër...
    Lajme08 Shtator 2024
    Nutricionistja, Albulena Ilazi ka treguar për efektin negativ të përdorimit të çajrave dhe sumplimenteve mjekësore për dopësim. Ilazi tha se sipas saj...
    Lajme08 Shtator 2024
    Shërbimi i Kërkim Shpëtimit Malor të Kosovës ka nis një operacion të Kërkim- Shpëtimit në Valbonë – Bjeshkët e Nemuna. Për Klankosova.tv...
    Të tjera
    Lajme08 Shtator 2024
    Janë zvogëluar dukshëm mëngjesin e së dielës pritjet e mërgimtarëve për të dalë nga Kosova. Sipas të dhënave të fundit të Qendrës...
    Lajme08 Shtator 2024
    Në Kosovë të dielën pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Temperatura minimale do të jetë nga 14 gradë Celsius deri...
    Sport07 Shtator 2024
    Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho, u shpreh i kënaqur pas triumfit të ekipit të tij ndaj Ukrainës, duke vlerësuar veçanërisht mënyrën...
    Vip07 Shtator 2024
    Këngëtarja dhe modelja e njohur shqiptare, Morena Taraku është shumë aktive në rrjetet sociale, ku ndan momente të ndryshme me ndjekësit e...
    Lajme07 Shtator 2024
    Kompania e kontraktuar për shtrimin e autostradës Prishtinë-Mitrovicë përgjatë punimeve ka dëmtuar një gyp. Lajmin e ka bërë të ditur ‘KRU Mitrovica’...
    Sport07 Shtator 2024
    Pas fitores së madhe të Shqipërisë ndaj Ukrainës me rezultat 2:1, Ardian Ismajli, autori i golit të barazimit, ka dhënë një deklaratë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.