Ministria e Punëve të Brendshme informon se ka vazhduar me aktivitetet për zbatimin e masave për mbrojtje nga coronavirusi.
Nga kjo ministri thonë se në 24 orët e fundit (11/12.08.2020) në të gjithë territorin e vendit janë regjistruar 511 shkelje në lidhje me masën për mbajtjen e maskës.
MPB apelon tek qytetarët që t’i respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria, për parandalimin e COVID-19.