×
  • Lajme
  • Lajme

    MPB e përkushtuar për funksionalizimin e Ligjit për Zyrtarët Publikë

    FrontOnline
    17 Gusht 2020

    Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka pritur sot në takim ministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, zëvendësministrin e Arsimit, Xhavit Rexhaj dhe përfaqësues të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.

    Në këtë takim u bisedua për Ligjin e Zyrtarëve Publik, pas publikimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, të datës 09.07.2020, me të cilin është shfuqizuar pjesërisht ky ligj, ndërsa pjesa tjetër ka mbetur në fuqi.

    Të gjithë vlerësuan se në këtë fazë në të cilën gjendet administrata publike, është e nevojshme të ndërmerren masa dhe veprime, nga të cilat rrjedhin obligime sa i përket marrëdhënies së punës së kategorive të zyrtarëve publikë, përkatësisht nëpunësve të shërbimeve publike në fushën e arsimit, shëndetësisë, kulturës dhe mirëqenies sociale.

    Sipas nenit 75 të Ligjit për Zyrtarët Publikë, aktet nënligjore përgatiten nga ministria përgjegjëse për shërbimin publik përkatës në bashkëpunim me ministrinë përgjegjëse për Administratë Publike (tash MPB) dhe të njëjtat miratohen nga Qeveria e Kosovës.

    Në këtë takim u vendos që të gjithë së bashku do të mobilizohen me qëllim të bashkërendimit të aktiviteteve për hartimin e këtyre akteve që rregullojnë këtë fushë për ta vënë në funksion këtë ligj, me qëllim të plotësimit të nevojave të gjitha resorëve qeveritare.

     

    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2025
    Pas dështimit të 53-të me radhë për konstituimin e Kuvendit ka reaguar njohësi i sigurisë, Burim Ramadani. Ramadani përmes një postimi në...
    Lajme26 Korrik 2025
    Zjarret kanë shpërthyer edhe në disa fshatra të Suharekës. Kreu i kësaj Komune ka bërë thirrje për ndihmë. Ai ka treguar se...
    Lajme26 Korrik 2025
    Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë fshatin Lubizhdë të Prizrenit. Flakët kanë përfshirë një shtallë të kafshëve gjersa raportohet se disa prej...
    Të tjera
    Lajme26 Korrik 2025
    Deputetët e zgjedhur kanë dështuar të arrijnë konstituimin e Kuvendit në tentimin e 53-të të tyre. Sot, shënohet dita e fundit të...
    Lajme26 Korrik 2025
    Ka nisur seanca e 53-të konstituive, ku deputetët e zgjedhur pas 24 orëve pauzë nga seanca paraprake, po tentojnë të funskionalizojnë Kuvendin...
    Lajme26 Korrik 2025
    Presidentja Vjosa Osmani ka kujtuar veprimtarin e shquar, Adem Demaçin, në 7-vjetorin e vdekjes së tij. Përmes një postimi në Facebook, Osmani...
    Lajme26 Korrik 2025
    Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj është deklaruar para seancës së 53-të konstituive. Kadrijaj thotë se nuk e di si do të rrjedhë...
    Lajme26 Korrik 2025
    Një qytetar i cili sot po qëndron në oborrin e Kuvendit të Kosovës, e që pak minuta më parë ka ndalë deputeten...
    Lajme26 Korrik 2025
    Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, tha se nuk pret se do të ketë ndonjë ndryshim në seancën e sotme konstituive. “Jo, nuk...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.