Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut janë regjistruar 672 shkelje të masave për mbrojtje nga pandemia Covid-19.
MPB apelon tek qytetarët që të respektojnë masat dhe protokollet të miratuara nga Qeveria për ballafaqim me Covid-19.
Ndërkohë prej sot janë anuluar të gjitha vendimet për izolim shtëpiak dhe karantinë shtetërore, pas vendimit për hapjen e kufijve dhe heqjen e të gjitha kufizimeve tjera.