Reperi nga Ferizaj, Mozzik është aktiv me koncerte brenda dhe jashtë vendit.
Përveç aktiviteteve të tij me muzikë siç duket këngëtari ka filluar të merret edhe me biznese.
Së fundmi përmes një “InstaStory” ai ka paralajmëruar për hapjen e një plazhe në Kosovë.
Reperi ka treguar për lokacionin e kësaj plazhe dhe ka treguar emrin e saj.
“Zikibeach, hapet shumë shpejt” ishte mbishkrimi i reperit.
Kujtojmë se para pak kohësh Mozzik ka publikuar edhe albumin e tij të fundit.