×
  • Lajme
  • Lajme

    Motra e qiradhënësit të Albin Kurtit ishte favorite për Kryeshefe të KPM-së, dështon në test me shkrim

    FrontOnline
    05 Korrik 2024

    Ndonëse u raportua se motra e qiradhënësit të Albin Kurtit është duke u favorizuar nga Qeveria për kryeshefe të Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM), në rezultatet e publikuara del se ajo nuk arriti të kaloj as testin me shkrim.

    Bëhet fjale për Herolinda Zagragja Goçi, e cila është motra e pronarit të shtëpisë në të cilën Kurti tash e sa vite është qiraxhi i tyre. Ajo ishte në krye të listës së të përzgjedhurve në konkurs.

    Në vendimin e siguruar nga FrontOnline, shihet se ajo nuk është në listë fare, të kandidatëve që kanë kaluar me sukses testin me shkrim.

    Momentalisht, ajo është udhëheqëse e Divizionit për Ankesa dhe Përfaqësim në Komisionin e Pavarur për Media.

    Ndryshe, pak para se të bëhej kryeministër, Albin Kurti ndërroi vendbanimin. Ai u zhvendos në Taslixhe, një lagje periferike e Prishtinës. Kurti ka deklaruar se paguan 250 euro qira për një shtëpi mjaft të madhe, dy katesh. Pronarë të shtëpisë ku aktualisht banon kryeministri Kurti janë familja Zagragja.

    Sipas rezultateve të testit me shkrim, i pari në listë ka dalë Niman Racaj, pas tij kandidati tjetër i cili kaloi testin është Nuredin Islami./Front Online/

     Petrol Company  prin me çmime me të lira në derivate dhe shumë oferta të tjera
    Nga Rubrika
    Lajme08 Korrik 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe homologu i tij nga Shqipëria, Taulant Balla kanë nënshkruar në Qafë Morinë të Gjakovës...
    Lajme08 Korrik 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Donika Gërvalla ka thënë se dialogu është i bllokuar nga presidenti i Serbisë,...
    Lajme08 Korrik 2024
    Një 26-vjeçar është therur për vdekje ditën e diel në Prizren, viktima u ther me thikë dhe u hedh nga një veturë....
    Të tjera
    Lajme08 Korrik 2024
    Ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha arratisjen e Faton Hajzirit nga Qendra Korrektuese në Smrekonicë, e quan largim. Ai tha se...
    Opinione08 Korrik 2024
    Shkruan: Prof.dr. Vaxhid Nuredini Akademia e  Kosovës  është  themeluar  më  20.12.1975. Akademia  e Shqipërisë  është themeluar në vitin 1972. Të funksionojë Akademia...
    Bota/Rajoni08 Korrik 2024
    Malpensa, aeroporti më i madh në Milano do të marrë emrin e ish-kryeministrit të ndjerë, Silvio Berlusconi. Matteo Salvini, zëvendëskryeministri i Italisë,...
    Bota/Rajoni08 Korrik 2024
    Autoritetet ukrainase thanë se të paktën 20 persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur gjatë një sulmi “masiv” me raketa...
    Lajme08 Korrik 2024
    Kryeministri Albin Kurti, thotë se buxheti vjetor sivjet për kujdesinë dhe investimet në trashëgiminë kulturore është më i larti ndonjëherë. Ai tha...
    Lajme08 Korrik 2024
    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Washington me ftesë të Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken. Zyra e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.