×
  • Lajme
  • Lajme

    Moti për pesë ditët e ardhshme

    FrontOnline
    03 Nëntor 2019

    Fushat me presion të ulët të cilat kanë përfshirë vendin do të vazhdojnë të jenë të qëndrueshme, duke ndikuar në ndryshimin e kushteve meteorologjike.

    Dita e hënë vijon të mbetet e paqëndrueshme, me vranësira të dendura dhe reshje shiu të karakterit lokal.

    Të martën sërish temperatura të larta, por që nuk do të zgjasin shumë, pasi që të mërkurën vendi ynë do të përfshihet nga vranësirat e dendura, të cilat me vete bartin sasi të konsiderueshme të shiut.

    Reshje të herë pas hershme priten të vazhdojnë deri të premten, ku më tej intensiteti i tyre do të bie përjashtuar zona të kufizuara, ku mund të ketë vetëm riga të dobëta.

    Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-22 gradë Celsius.

    Gjatë gjithë kësaj periudhe të parashikimit era do ta mbajë drejtimin e jugut dhe jugperëndimit, ku shpejtësia maksimale e saj mund të arrijë deri 18 m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës./Front Online/

    Nga Rubrika
    Lajme22 Janar 2025
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti udhëtoi dje (të martën) në Davos të Zvicrës për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror. E...
    Lajme22 Janar 2025
    Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) e përfaqësuar nga prokurori Matt Halling njoftoi se ata do t’i përmbahen afatit të përcaktuar për...
    Lajme22 Janar 2025
    Presidenca e Kosovës tha se i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, ka konfirmuar se asnjë nga vendimet e deritanishme të...
    Të tjera
    Lajme22 Janar 2025
    Dardan Molliqaj, kryetar i PSD-së, i ftuar në  në T7, ka diskutuar për fushatën dhe zgjedhjet e 9 shkurtit, ku ka hedhur...
    Vip22 Janar 2025
    Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj janë zyrtarisht të divorcuar. Gjykata e Tiranës ka vendosur që aktori i njohur t’i japë këngëtares 1.5...
    Sport22 Janar 2025
    Milot Rashica i ka shënuar dy gola në fitoren 4:1 të Beshiktashit ndaj Athletic Bilbaos në Europa League. Kosovari fillimisht kaloi vendësit...
    Vip22 Janar 2025
    Bay T i ka rikujtuar Vullnetit disa nga momentet komike që krijoi ai në shtëpi duke imituar Xhenetën. Ajo, mes tjerash, e...
    Vip22 Janar 2025
    Finalistët e Big Brother VIP Kosova, Vullneti dhe Driloni kanë bërë një debat bashkë mbi eksperiencën brenda shtëpisë më të famshme në...
    Vip22 Janar 2025
    Banorët janë duke shijuar në maksimum ditët finale në shtëpinë më të famshme në trojet shqiptare. Kureshtje është zgjuar mes dy prej...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.