Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën me dije se situatë pothuaj e ngjashme meteorologjike do të vazhdojë edhe nesër dhe pasnesër, përjashtuar vranësirat e pjesshme të cilat më të theksuara do të jenë në vijën e relievit malor.
“Kjo gjendje stabile e motit vije si pasojë e masave të ngrohta të ajrit me presion të lartë atmosferik. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-30 gradë Celsius”.
“Indeksi UV do të jetë i lartë, kryesisht në orët e mesditës, prandaj udhëzimet e IKSHP mbesin në fuqi. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare”, njofton IHMK.