×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Moti i keq shkakton përmbytje në disa qytete të Shqipërisë

    FrontOnline
    04 Tetor 2024

    I gjithë territori shqiptar është përfshirë këtë të premte nga stuhi shiu. Intensiteti i lartë i reshjeve është shoqëruar me problematika në disa zona, kryesisht në ultësirën perëndimore të vendit. Efekte problematike më të mëdha u vërejtën në Vlorë.

    Rrugët e qytetit u bllokuan dhe niveli i ujit kishte arritur mbi 50 centimetra. Kjo vështirësoi ecjen e qytetarëve, por edhe lëvizjen e makinave. Rruga lidhëse e autostradës Vlorë-Fier me Transballkaniken u përmbyt nga reshjet e dendura.

    Si rezultat i rritjes së nivelit, uji ka hyrë në disa banesa e dyqane. Brenda kësaj farmacie ngecën pronarët e saj në rrugën “Albano dhe Romina” dhe u desh ndërhyrja e zjarrëfikësve për t’i nxjerrë jashtë.

    Bashkia Vlorë u bën thirrje qytetarëve që të kenë kujdes që të mos parkojnë në disa rrugë kryesore të qytetit, pasi pritet që edhe reshjet të vijojnë me intensitet.

    Situata problematike u vërejt edhe Lushnje, por pasdite intensiteti i reshjeve ra dhe uji po tërhiqet nga rrugët. Punonjës të bashkisë po pastrojnë nga bllokimet pusetat e akseve rrugore.

    Paraditen e së premtes reshjet e dendura shkaktuan probleme edhe në qytete të tjera si Shkodër, Lezhë dhe Durrës, por situata u përmirësua pasdite.

    Sipas njoftimeve zyrtare, shërbimet e emergjencës po punojnë në terren për normalizimin e situatës.

    Parashikimet e Meteoalb tregojnë se moti do të nisë të përmirësohet gjatë mbrëmjes së kësaj të premteje, duke bërë që të shtunën dhe të dielën të ketë reshje të pakta shiu. /Tv Klan/

    KEDS e KESCO, përmes aktiviteteve të shumta, i bashkohen fushatës kundër Dhunës me Bazë Gjinore
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Tetor 2024
    Shqipëria ka çelur zyrtarisht ambasadën e saj në Ukrainë. Në faqen zyrtare të ministrisë së Jashtme të Ukrainës, bëhet me dije se ambasadori i...
    Bota/Rajoni04 Tetor 2024
    Të paktën 15 persona humbën jetën gjatë natës dhe mëngjesit nga përmbytjet në Bosnje dhe Hercegovinë. Sipas informacioneve të konfirmuara deri më...
    Bota/Rajoni04 Tetor 2024
    Reshjet e dendura të shiut të cilat kanë përmbytur zona të tëra në Ballkanin Përendimor, nuk e kanë kursyer as Shqipërinë. Rrugët...
    Të tjera
    Lajme04 Tetor 2024
    Anëtari i kryesisë, Arben Mustafa i cili është ekonomistë me profesion ka deklaruar se nuk ka qeveri më jotransparente se kjo e...
    Lajme04 Tetor 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka reaguar pas përmbytjeve vdekjeprurëse që prekën Bosnje dhe Hercegovinën këtë të premte. Osmani tha se populli...
    Lajme04 Tetor 2024
    Më 24 shtator të vitit të kaluar, një grup paramilitar i armatosur serb, në krye me ish-nënkryetarin e Listës Serbe, tashmë terroristin...
    Lajme04 Tetor 2024
    Lidhja Demokratike ka prezantuar të premten pesë kandidatët për deputetë nga rajoni i Gjilanit. Prezantimin e tyre e ka bërë nënkryetari i...
    Lajme04 Tetor 2024
    Njohësi i çështjeve të sigurisë, Bedri Elezi, ka paditur presidenten Vjosa Osmani për shpifje.Rreth tre muaj më parë Elezi kishe publikuar një...
    Lajme04 Tetor 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, i ka shprehur ngushëllime familjeve të personave që vdiqën nga përmbytjet në Bosnje dhe Hercegovinë. Kurti tha...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.