Policia e Kosovës ka njoftuar se ka identifikuar shoferin që drejtoi veturën me shpejtësi prej 222 km/h dhe të njëjtin e ka gjobitur me 500 euro.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, shoferi është dënuar edhe me 6 muaj ndalim të drejtimit të mjetit me veprim motorik.
Shoferi kishte drejtuar veturën 222 km/h në zonën ku kufizimi i shpejtësisë ishte 100km/h.