×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    “Mospërkrahja nga Qeveria po ndikon te çmimet më të larta në produkte”

    FrontOnline
    03 Dhjetor 2022

    Prodhimet vendëse nga ekspertët ekonomik po konsiderohet se i plotësojnë standardet evropiane, mirëpo sipas tyre prodhuesit nuk e kanë mbështetjen e duhur nga Qeveria.

    Ekspertet po vlerësojnë se mosmbështetja nga ana e institucioneve po bëjnë që çmimet e produkteve vendëse të jenë më të larta se sa artikujt ushqimor të cilët importohen nga vendet e tjera.

    Profesori universitar Ujkan Bajra, tha për Ekonomia Online se prodhuesit janë mbështetur nga Banka Botërore që t’i certifikojnë produktet e tyre me qëllim që të jenë konkurrent edhe me vendet e tjera.

    Bajra u shpreh se ka prodhues vendor që produktet e tyre i eksportojnë në vendet e tjera, por që kjo sipas tij, nuk është situatë e kënaqshme dhe se duhet të bëhet më shumë në këtë çështje.

    “Përmes Ministrisë së Industrisë, po më saktësisht Banka Botërore, me që sa kam njohuri ka mbështet prodhuesit tanë që certifikojnë produktet e tyre me qëllim të qenurti konkurrent edhe me vendet e rajonit  po edhe më gjerë. Se sa i plotësojnë cilësinë ose standardin Kosova është një vend në tranzicion edhe ka lëvizje pozitive në këtë drejtim”, tha ai.

    “Personalisht njoh subjekte ekonomike të cilat kanë certifikua produktet edhe realisht realizojnë eksport dhe në vendet e tjera, pritet që të bëhet më shumë nuk është situatë e kënaqshme edhe produktet e Kosovës përpos që të sigurojnë cilësinë ose prodhuesit tanë të sigurojnë cilësinë të konkurrojnë edhe me tregjet tjera në rajon e perëndim”.

    Njohësi i çështjeve ekonomike, profesor Musa Limani tha se fermerët në vendin tonë nuk përkrahen si duhet nga Qeveria.

    Sipas tij, për këtë arsye çmimet e produkteve ushqimore të cilat prodhohen në vend janë më të larta se sa ato që importohen.

    “Në qoftë se marrim artikujt kryesorë tekë ne po dallohen për nga niveli i çmimeve, pikërisht në artikujt e shportës jetësore po vjen deri të rritja e çmimit, arsyeja është se fermeri tekë ne nuk ka mbështetjen e duhur sinë vendet e tjera. Askund në botë e as në Kosovë nuk mund të zhvillohet bujqësia pa subvencione shtetërore, Kosova jep subvencione mirëpo mendoj se ato janë shumë të vogla në krahasim me vendet e tjera. Për këtë arsye rendimenti në bujqësi tek ne është i ulët edhe shpenzimet janë të larta prandaj edhe çmimet janë më të larta se sa artikujt ushqimor të cilët importohen nga vendet e tjera”, tha ai.

    Limani theksoi se shumë vende dhurojnë subvencione prodhuesve që çmimet të jenë konkurrente në treg.

    Sipas tij, konsumatorit nuk i intereson vendi ku është prodhuar produkti, por çmimi dhe në këtë mënyrë konsumohen produktet e huaja.

    “Shumë vende që çmimet të jenë më të ultë ata dhurojnë subvencione dhe në këtë mënyrë i mundësojnë prodhuesin e tyre që të jetë konkurrent në tregun tonë, prandaj kjo situatë është tekë ne kur produktet e importuara nga vendet e tjera, Serbia, Maqedonia etj. janë me çmime më të ultë se sa produktet tona”.

    “Konsumatorit nuk i intereson ku është prodhimi, ai e shikon çmimin, në këtë mënyrë konsumohen produktet e importuara të cilat na me një mbështetje institucionale materiale të fermerit tonë do të prodhonim në vendin tonë dhe do të jemi konkurrent ndaj vendeve importuese, kjo është detyrë e Qeverisë”, tha Limani për EO.

    Profesori Limani ndër të tjera shtoi se produktet tona i plotësojnë kriteret evropiane dhe se ato janë shumë natyrale.

    “Mendoj se i plotësojnë kriteret, produktet tona janë bio më shumë se në çdo vend tjetër për arsye se nuk kemi industri nuk mund të ndoten, do të thotë janë eko dhe produktet që depërtojnë në vendet evropiane janë shumë më të kërkuara pikërisht se janë natyrale. Mendoj se i plotësojmë standardet evropiane mirëpo nuk kemi mundësi çka të eksportojmë”, tha ai. /Front Online

    Nga Rubrika
    Ekonomi14 Janar 2025
    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka njoftuar se çmimet e konsumit u rritën në 1,1% vjetore dhe 0,7% mujore. “Indeksi i...
    Lajme14 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, së bashku me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, prezantuan projektin e ndërtimit...
    Lajme14 Janar 2025
    Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) është duke e përforcuar Njësinë Policore të Specializuar (NJPS) të tij...
    Të tjera
    Lajme14 Janar 2025
    Një grua nga Peja ka raportuar një vjedhje të rëndë që ka ndodhur të mërkuren e javës së kaluar. Sipas policisë, ajo...
    Lajme14 Janar 2025
    Policia e Kosovës, përmes raportit të saj 24-orësh ka njoftuar se gjatë kësaj kohe kanë ndodhur 20 aksidente me të lënduar, dhe...
    Lajme14 Janar 2025
    Të hënën në Prishtinë janë arrestuar katër persona që dyshohet të jenë përfshirë në një përleshje me thika. “Është raportuar se pas...
    Sport14 Janar 2025
    Granit Xhaka u zgjodh mbrëmë futbollisti më i mirë i vitit në Zvicër, për herë të tretë radhazi. Ylli kosovar e fitoi...
    Lajme14 Janar 2025
    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, të martën ka filluar dëshminë dëshmitari i 112-të i Zyrës së Prokurorit të...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Në muajt e parë të qeverisjes, pagat në sektorin publik do të rriten për 50%. Kjo rritje garanton paga të dinjitetshme për...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.