×
  • Lajme
  • Lajme

    Mos u korit: Mesazhi i babait që Thaçi deklaronte se kurrë s’e harroi

    FrontOnline
    17 Mars 2025

    Ish-presidenti Hashim Thaçi, në një prej intervistave të rralla për Blendi Fevziun (realizuar më 17 shkurt 2008) do të përgjigjej në këtë pyetje të gazetarit: “A ka ndodhur ndonjëherë që nëna ose babai t’ju ketë thënë kujdes se kjo mund t’ju kushtojë me jetën?”.

    Dhe Thaçi do të përgjigjej si më poshtë, duke kujtuar fjalët e babait të tij – tashmë të ndjerë – Hashi Thaçit, në vitin 1993, një vit pas aksionit të Hashim Thaçit me shokë kundër stacionit policor serb në Drenas, shkruan Nacionale,

    “Ka qenë një moment intersant në vitin 1993, pas përfundimit të aksioneve të para.

    Prindërit e dinin se kisha hyrë në veprimtarinë kundër ushtrisë dhe policisë serbe. I njihnin Adem Jasharin dhe bashkëluftëtarët e mi. E dinin se mbanim mbledhje edhe në Prekaz, edhe në shtëpinë time në fshat.

    E njihin edhe Kadri Veselin.

    Shpesh e di se përshëndetjet me prind mund të ishin të fundit, para se të shkonim në aksione.

    Në një moment, ishte e shtunë, si sot më kujtohet, po qëndronim me familjen në oborr në një ditë pranverore dhe mbetëm vetë unë dhe babai im.

    Ai më tha që e di se ke hyrë thellë në punë që janë të randa, por biri im, ki kujdes. Bëj çka të bësh, ruaje veten, ruaji shokët, për me Serbinë – mos u mërzit, mos u korit.

    Ky mesazh i prindit tim, ka qenë gjithmonë mesazh i unitetit, i besës, qëndresës dhe humanizmit”, rrëfente Thaçi në intervistën te Blendi Fevziu, realizuar në Ditën e shpalljes së Pavarësisë, 17 shkurt 2008./Periskopi/

     

    Nga Rubrika
    Lajme21 Mars 2025
    Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka publikuar një video sqarim për opinionin pasi njësiti i Krimeve Ekonomike kanë zbarkuar në Zyrën e...
    Lajme21 Mars 2025
    Ish-presidenti Hashim Thaçi pasi ka qëndruar për dy orë në shtëpinë e tij në Burojë të Skenderajt ku edhe është parë me...
    Lajme21 Mars 2025
    Fadil Maloku, ish-anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, thotë për FrontOnline se është hera e parë në pesë palë zgjedhje që të vonohet...
    Të tjera
    Lajme21 Mars 2025
    SHKSUK ka publikuar listën me emrat e kandidatëve për drejtor të QKSUK-së, në mesin e të cilëve është edhe një ish-deputet i...
    Bota/Rajoni21 Mars 2025
    Policia metropolitane ka konfirmuar tani se komanda kundër terrorizmit po kryen hetime për burimin e zjarrit në nënstacionin në Hayes që çoi...
    Lajme21 Mars 2025
    Ish-presidentit Hashim Thaçi i është lejuar një vizitë dyditore në Kosovë nga Dhomat e Specializura. Klan Kosova.tv, ka mësuar se vizita është...
    Lajme21 Mars 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të premten se vendimin për të garuar apo jo edhe për një mandat tjetër do...
    Bota/Rajoni21 Mars 2025
    Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgimin e Durrësit pas arrestimit nga SPAK, duket se ka gjetur një mënyrë për të shpjeguar...
    Vip21 Mars 2025
    Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, është kritikuar se po mban koncerte, dhe vazhdon të performojë derisa është në pritje të ëmbël....
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.