Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se janë duke u kryer punime në disa rrugë të kryeqytetit.
Rruga “Agim Ramadani” nga udhëkryqet e rrugëve “Arkitekt Karl Gega” dhe”Bajram Kelmendi” janë duke u asfaltuar.
“Sot kanë filluar punimet e asfaltimit në rrugën ‘’Agim Ramadani’’, prej udhëkryqit të rrugës Arkitekt Karl Gega deri te udhëkryqi i rrugës Bajram Kelmendi, dhe shtegu/kahja tjetër prej udhëkryqit të rrugës Arkitekt Karl Gega deri te udhëkryqi i rrugës Qamil Hoxha (Lokacioni te Pishat)”, ka shkruar Ahmeti.
https://www.facebook.com/ShpendAhmetii/posts/3423074807762342
Ndërkohë Komuna e Prishtinës njoftoi të hënën se një pjesë e rrugës “Agim Ramadani” do të mbyllet për qarkullim, për shkak të punimeve.
“Më 20 tetor, për shkak të punimeve të asfaltimit, një pjesë e rrugës “Agim Ramadani” do të jetë e mbyllur për qarkullim me vetura. Prej orës 07:30 deri në orën 18:30 për qarkullim do të mbyllet segmenti prej udhëkryqit të rrugës Arkitekt Karl Gega deri te udhëkryqi i rrugës Bajram Kelmendi, dhe shtegu/kahja tjetër prej udhëkryqit të rrugës Arkitekt Karl Gega deri te udhëkryqi i rrugës Qamil Hoxha (Lokacioni te Pishat)”, thuhet në njoftim.
https://www.facebook.com/komunaprishtine/posts/3734345806610615
Komuna ka kërkuar që të shfrytëzohen rrugët alternative për qarkullim.