×
  • Vip
  • Vip

    Morena Taraku në përkrahje të Fifit: Brenda teje nuk ka filtera

    FrontOnline
    19 Nëntor 2021

    Fifi është komentuar shpesh për gjendjen e saj emocionale, pasi është prekur dhe ka qarë shumë herë nga situatat e krijuara aty brenda.

    Lidhur me këtë ndjeshmëri që e karakterizon, ka reaguar së fundmi modelja dhe këngëtarja e njohur shqiptare, Morena Taraku.

    Morena përmes një fotografie të Fifit të publikuar në InstaStory, ka shkruar disa fjalë për këngëtaren e hitit “Marova”, duke cekur vlerat e saj të larta si artiste.

    Morena gjithashtu arsyeton gjendjen e luhatshme emocionale të Fifit brenda BBV, duke thënë se e kupton tërësisht, pasi një përvojë të ngjashme ajo e ka kaluar gjatë izolimit të saj në shtëpinë e “VIP Shpija” që ishte organizuar dikur në Kosovë.

    Ky është shkrimi i plotë që Morena ia dedikuar shoqes së saj, Fifit, për eksperiencën e saj brenda BBV:

    “Doja thjeshtë të shkruaja diçka për ty, jo për Fifin që njohin sot njerëzit dhe këngët e saj, por për Fifin që njohim ne shoqëria e saj më shumë se 15 vite. Unë të njoh mirë dhe nuk jam e vetmja…njoh brendësinë tënde të shpirtit, atë brendësi që krijon këngë për dashurinë, atë copë shpirti që jep dashuri të pa fund, atë Fifin që për pak derdh lot se brenda saj ka një shpirt plot ndjenja. Diamantet thonë që t’i marrin sytë por vlera e saj kushton, edhe shpirti i një artisti ka vlera dhe ndjenja që bota e jashtme nganjëherë nuk i kupton e na quajnë të marrë. Dita brenda është e gjatë, e dimë vetëm ata që e kemi provuar të jemi pjesë e një spektakli, sepse 24 orë brenda janë sikur 20 ditë jashtë e edhe më të vështirë e bëjnë kamerat e njerëzit që nuk njohim aty, dhe secili mundohet të nxjerr në pah diçka të bukur nga vetja e nuk mendon se sa lëndon tjetrin…Ti je Fifi që shpërthen në të qara e në të qeshura sepse brenda teje nuk ka filtera se ti jeton brenda botës tënde…Në botën e artit reflektorët dhe kamerat marrin shumë copa të shpirtit tonë me vete sa herë ndizen e fiken dhe këtë pak njerëz në botë e kuptojnë. E për fat të keq presin që ne gjithmonë të jemi të buzëqeshur…por ja që edhe ne dimë të qajmë e të hidhërohemi, jemi të gjithë njësoj, vetëm se të metat tona gjykohen sepse shihen në publik, kurse të tjerët jetojnë jashtë kamerave”, ka shkruar Taraku.

    Edoni i shokuar teksa Lugati i tregon diçka për Artanin
    Nga Rubrika
    Vip10 Shtator 2024
    2TON-i nuk ka të ndalur. Artisti nga Ferizaj ka lajmëruar adhuruesit e muzikës së tij se kënga e re e cila u...
    Vip10 Shtator 2024
    Alba Vukaj u bë e njohur që nga pjesëmarrja e saj në ‘Big Brother VIP Kosova’ e pastaj si moderatore në televizionin...
    Vip10 Shtator 2024
    Ronaldo Sharka, i ftuar në “Wake Up”, shprehu mendimin e tij mbi një prej tematikave më të diskutuara në media rishtazi: “Ndarjen”...
    Të tjera
    Lajme10 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti gjatë ditës së sotme ka qëndruar në Veri të Mitrovicës. Nën masa të rrepta sigurie, Kurti ka ngrënë drekë...
    Lajme10 Shtator 2024
    Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nesër, me fillim nga ora 11:00, do të mbahet ceremonia e hapjes së Qendrës për Trajtimin...
    Vip10 Shtator 2024
    Alba Vukaj u bë e njohur që nga pjesëmarrja e saj në ‘Big Brother VIP Kosova’ e pastaj si moderatore në televizionin...
    Sport10 Shtator 2024
    Edon Zhegrova ishte temë debati në ditët e fundit pasi u përjashtua nga Kombëtarja e Kosovës sepse kishte dalë natën nga kampi...
    Lajme10 Shtator 2024
    Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano, nuk ka dashur të ofrojë më shumë hollësi për tërheqjen...
    Lajme10 Shtator 2024
    Emisari sllovak, Miroslav Lajcak, ka shkruar për takimin që ka pasur sot në Beograd me shefin e shtetit serb, Aleksander Vucic. Lajcak...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.