Beatrix Ramosaj ndoqi live performancën e Alban Ramosaj në Festivalin e RTSH-së.
Këngëtarja e përkrahu vëllain e saj nga publiku duke i dhënë një mbështetje të madhe.
Ndërkohë, edhe Albani ishte ai i cili u emocionua pa masë kur pa motrën e tij që i erdhi edhe si befasi e paapritur.
Në vazhdim në prapaskenë, Beatrix u takua live me vëllain dhe nënën e cila ishte tejet e emocionuar teksa nuk i mbante edhe lotët.
Nëna dhe vëllai i këngëtares i thanë se e përcjellin vazhdimisht në Big Brother dhe se e mbështetin për çdo veprim të saj brenda shtëpisë.