Gjuha:
×
  • Lajme
  • Lajme

    Molliqaj tregon se katër aktivistë të PSD-së janë dënuar nga Policia e Kosovës

    FrontOnline
    2 vite më parë

    Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka njoftuar se sot Policia e Kosovës ka dënuar katër aktivistë të PSD-së, me nga 200 euro, për shkak të aktivitetit protestues.

    Përmes, një postimi në profilin e tij në Facebook, Molliqaj, ka shkruar se për më pak se 1 muaj, atyre u janë shqiptuar gjoba në vlerë 1600 eurove për shkak të aksioneve politike.

    “Sot, rastësisht morëm vesh se 4 aktivistë të PSD-së jemi dënuar me nga 200 euro gjobë për aktivitetin protestues që e kemi mbajtur në ndërtesën e kryeministrisë ku tregonim pabarazitë e pakos ekonomike të qeverisë. Asnjë njoftim zyrtar nuk e kemi marrë për këtë dënim dhe arsyet e tij. Për më pak se 1 muaj, na janë shqiptuar gjoba në vlerë të 1600 eurove për shkak të aksioneve politike publike të cilat i kemi organizuar si parti politike. Në të gjitha rastet është respektuar distanca dhe mbajtja e maskave. Nuk kemi shkaktuar asnjë rrezik lidhur me përhapjen e pandemisë”, ka shkruar Molliqaj në Facebook.

    Kreu i PSD-së tutje ka shkruar se “ jemi dëshmitarë të një çasje diskriminuese dhe krejtësisht të pabarabartë të institucioneve.

    “LDK dhe VV, përgjatë tërë kohës po vazhdojnë fushatën në Besianë duke organizuar tubime e takime pa asnjë masë, dhe nuk po dënohen”.

    Molliqaj ka theksuar se nuk do t’i paguajnë dënimet, pasi që sipas tij, ato janë të padrejta.

    “Dënimet që na janë shqiptuar neve janë tërësisht të padrejta dhe si të tilla unë nuk do t’i paguaj. Në mungesë të masave të duhura, qeveria ka zgjedhur përndjekjen dhe policimin e qytetarëve. Kjo është e papranueshme. E drejta e protestës nuk guxon të cënohet në asnjë mënyrë. Çdo tentativë për të mbytur kundërshtimet përmes gjobave do të jetë e paefektshme”, ka thënë ai./FrontOnline/

    Për Stresin, Xhuli është spiune (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Lajme25 Mars 2023
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti të dielën do të jetë për vizitë zyrtare në Shqipëri. Ai atje do të zhvillojë...
    Lajme25 Mars 2023
    Kategoria e pensionistëve në vendin tonë po vazhdon të mbetet sfidë në vete. Pensionet e tyre janë më të ultat në rajon....
    Lajme25 Mars 2023
    Ikja e profesionistëve shëndetësor, inflacioni shumë i lartë e ndërprerja e investimeve kapitale, janë disa nga dështimet që i përmendin Partia Demokratike...
    Të tjera
    Kronika25 Mars 2023
    Një vajzë në Skenderaj derisa ishte duke fjetur ka ndërruar jetë. Lajmin në Polici e ka raportuar nëna e saj. Në raportin...
    Vip25 Mars 2023
    Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë bërë dy nga personazhet më të dashur të Big Brother VIP Albania. Ata pas festës së...
    Vip25 Mars 2023
    Olta e ka quajtur Kristin naiv. Ajo ka thënë se e tepron me faktin që do të tregojë shpesh herë se sa...
    Lajme25 Mars 2023
    Përfaqësuesit e shoqatave të të zhdukurve në Kosovë, po e konsiderojnë si shumë të pa qartë dakordimin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në...
    Lajme25 Mars 2023
    Partia Demokratike e Kosovës sot do të mbajë konferencë për media. Në njoftimin e kësaj partie, bëhet e ditur se konferenca do...
    Lajme25 Mars 2023
    Partia Socialdemokrate do të mbajë sot protestë kundër marrëveshjes në mes Kosovës dhe Serbisë, të arritur në Ohër më 18 mars. Në...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.