Anëtari i PSD’së, Dardan Molliqaj, ka komentuar iniciativën e Lëvizjes Vetëvendosje për votimin e Projektbuxhetit për vitin 2021 në lexim të dytë, sot.
Ai u shpreh se Vetëvendosje e ka shfrytëzuar votimin e buxhetit për vitin e ardhshëm për poena politik, pa e rishikuar atë,
“Po të mos kishte shpalle të zgjedhjeve nga Gjykata Kushtetuese, Vetëvendosje nuk do të votonte buxhetin edhe sikur të kishte nevojë jetike. Ata nuk e kanë problem nëse buxheti është nda drejtë ose jo. Në momentin që kuptuan që mund të ketë edhe një troh përfitimi, atëherë u kthye në taktikë të tyre për përfitim”, ka deklaruar ai në T7.