×
  • Lajme
  • Lajme

    Ngërçi në dialog: Qeveria e Kosovës akuzon Serbinë se po e mohon marrëveshjen e Brukselit

    FrontOnline
    10 Nëntor 2024

    Qeveria e Kosovës po e akuzon Serbinë se po mohon Marrëveshjen Bazë të Brukselit dhe aneksin e Ohrit, të arritur në vitin 2023 për normalizimin e raporteve mes dy vendeve.

    Në ekzekutiv thonë se Serbia vazhdimisht po e shpërfaqë qasjen e saj agresive ndaj Kosovës, duke përmendur miratimin së voni të dy ligjeve nga Serbia që shkelin sovranitetin e Kosovës, transmeton Klankosova.tv.

    Në anën tjetër, këto veprime të Serbisë, por edhe zgjedhjet në Kosovë, faza e tranzicionit të konstituimit të strukturave të reja në Bashkimin Evropian dhe administratës së re në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Partinë Demokratike të Kosovës dhe analistë politikë, janë dëshmi se nuk do të ketë asgjë konkrete në dialog në muajt në vijim.

    Në fillim të muajit nëntor, Serbia miratoi ligjet për juridiksionin gjyqësor në Kosovë dhe për ta shpallur Kosovën “zonë të mbrojtjes së veçantë sociale”.

    Këto veprime u kritikuan nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, të cilat thanë se ato shkelin qartazi detyrimet e Serbisë nga dialogu me Kosovën për normalizimin e raporteve.

    Këshilltari politik i kryeministrit Albin Kurti, Jeton Zulfaj thotë për KosovaPress, se këto veprime të Serbisë që shkelin marrëveshjen e arritur, duhet dënuar me ashpërsi më të madhe nga BE-ja.

    Në anën tjetër, sekretarja organizative e PDK-së, Vlora Çitaku, tha se Serbia vazhdimisht ka pasur qasje destruktive në dialog. Mirëpo, sipas saj institucionet në Kosovë duhet ta kërkojnë dhe ta duan përfundimin e këtij procesi dialogues me marrëveshje finale, ku përfshihet njohja reciproke.

    Pavarësisht kësaj, ajo shton se zgjedhjet në Kosovë dhe rrethanat ndërkombëtare, dëshmojnë se ngërçi në dialog do të vazhdojë.

    Ndërkaq, sipas analistit politik, Arbnor Sadiku, miratimi i ligjeve për Kosovën nga ana e Serbisë e bën dialogun shumë destruktiv.

    Kosova dhe Serbia kanë arritur pajtueshmëri për normalizim marrëdhëniesh në shkurt të vitit të kaluar, derisa në mars të po atij viti për aneksin e zbatimit të saj, por deri më tani kjo marrëveshje nuk ka gjetur zbatim.

    Nga Rubrika
    Lajme05 Dhjetor 2024
    Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit B.H., për “vrasje në tentativë”. Sipas aktakuzës,...
    Lajme05 Dhjetor 2024
    Kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti, në natën që ndodhi sulmi në Ibër Lepenc mbajti një konferencë për media.Në atë konferencë, i pari...
    Lajme05 Dhjetor 2024
    Gjykata Speciale ka nisur një aksion arrestimesh mëngjesin e sotëm, i cili ka rezultuar me tre të arrestuar: Ish-kryetari i Malishevës, Isni...
    Të tjera
    Lajme05 Dhjetor 2024
    Sot Kuvendi i Kosovës në lexim të parë ka miratuar Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. Pro këtij projektligji kanë votuar...
    Lajme05 Dhjetor 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë parandaluar një rast të kontrabandimit me mallra në fshatin Korminjan të Ranillugut. “Policia  e Kosovës,...
    Lajme05 Dhjetor 2024
    Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor është miratuar në Kuvendin e Kosovës me 61 vota për,...
    Bota/Rajoni05 Dhjetor 2024
    Presidenti i zgjedhur i ShBA-së, Donald Trump, ka emëruar Jared Isaacmanin, miliarderin dhe aleatin e Elon Muskut për të drejtuar NASA-n. Isaacman,...
    Lajme05 Dhjetor 2024
    Kuvendi i Kosovës ka emëruar Lumnije Zekën, bashkëshorten e Ministrit të Infrastrukturës Liburn Aliu dhe Gëzim Tosunin, nipin e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi,...
    Lajme05 Dhjetor 2024
    Misioni i KFOR-it ka thënë se ka rritur masat e sigurisë pas sulmit në kanalin i Ibër-Lepencit për të mbrojtur infrastrukturën kritike....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.