×
  • Lajme
  • Lajme

    Molliqaj: Pas një javë në qeveri, Kurti është zhvendosur në një shtëpi 500m2 në Prishtinë

    FrontOnline
    29 Mars 2021

    Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka publikuar një fotografi të një shtëpie në lagjen “Tasligje” në Prishtinë, në të cilën thotë se tani po jeton kryeministri, Albin Kurti.

    Molliqaj ka thënë se edhe nëse është me qira, sipas tij, qiraja e kësaj shtëpie me sipërfaqe 500 metra katror është sa rroga e kryeministrit, për të cilin thotë se posedon një banesë në vlerë të 400 mijë eurove në Norvegji.

    “Në shtëpinë që shihni në foto banon Albin Kurti…Mbase militantët e VV-së tash mund të argumentojnë se Kurti nuk e ka blerë këtë shtëpi por jeton aty me qira. Dhe kjo mund të jetë e vërtetë, por megjithatë ndërrimi i vendbanimit nga 60m² në rreth 500m² në një nga lagjet më shtrenjta të Prishtinës, ngritë të disa pyetje. Nëse paguan qira, si mbulohen shpenzimet? Qiraja mujore për një shtëpi të tillë kushton sa paga mujore e kryeministrit. Pse nuk po publikohet kontrata?”, ka shkruar ndër të tjera ai në Facebook.

    Molliqaj ia ka kujtuar bashkëpartiakut të tij deklaratën se “në politikë duhet të varfërohemi, e jo të pasurohemi”.

    “Kurti thoshte se në politikë duhet të varfërohemi, e jo të pasurohemi. Çka po ndodh tash? Pse pas 1 jave në qeveri, Kurti ka nevojë të jetojë në shtëpi 500m², kur dihet që ai jeton krejtësisht i vetëm pasi që familja i jeton në Norvegji?”, ka përfunduar ai.

    https://www.facebook.com/dardanmolliqaj2/posts/4092403660781504

    Për shkak të punimeve në rrjet në këto zona do ketë ndërprerje të energjisë
    Nga Rubrika
    Lajme10 Tetor 2024
    Anëtari i Kryesisë së “Partisë Demokratike të Kosovës, Petrit Hajdari ka reaguar pas bisedës së shefes së Grupit Parlamentar të “Vetëvendosjes”, Mimoza...
    Lajme10 Tetor 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka publikuar llogarinë bankare të partisë së tij për të gjithë personat që kanë vullnet për mbështetje...
    Lajme10 Tetor 2024
    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, e ka mirë pritur në takim sot ambasadorin e Turqisë, Sabri Tunç Angili. Sipas njoftimit të Qeverisë...
    Të tjera
    Lajme10 Tetor 2024
    Prokuroria Themelore e Gjilanit, ka kërkuar paraburgim ndaj L.F dhe H.J. Të dy dyshohen për falsifikim të parave dhe tregtisë së ndaluar....
    Lajme10 Tetor 2024
    Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka thënë se pushteti përmes bashkëpunimit me Millan Radoiçiq, kanë...
    Opinione10 Tetor 2024
    Shkruan Faton Abdullahu: Ti bije shkurt. A është PDK-ja subjekti më i madhe politik i të gjitha kohërave në Kosovë ? Po....
    Lajme10 Tetor 2024
    Kreu i PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku, ka demantuar raportimet në media se ka përçarje brenda partisë se tij dhe se ka...
    Bota/Rajoni10 Tetor 2024
    Kryeministri Edi Rama dhe presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, të shoqëruar nga bashkëshortet kanë marrë pjesë në ceremoninë e inagurimit të xhamisë...
    Lajme10 Tetor 2024
    Partia Demokratike e Kosovës ka arritur që të sigurojë 42 nënshkrime për të thirrur seancë të jashtëzakonshme për të premten lidhur me...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.