×
  • Lajme
  • Lajme

    Molliqaj pas bojkotimit të paraqitjeve televizive të VV-së: Kryeministri do skenë dhe mikrofon, jo debat

    FrontOnline
    09 Janar 2025

    Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka komentuar vendimin e VV-së për t’i bojkotuar debatet zgjedhore në T7, Klan Kosova e RTV Dukagjini.

    Molliqaj ia ka kujtuar Kurtit se pronarët e këtyre televizioneve janë të njëjtë edhe tash, sikurse gjatë kohës kur VV ishte në opozitë.

    ”Albini s’del. VV siç duket paska marrë vendimin e pritur. Vendim që e konfirmon karakterin totalitar të kësaj partie. Kryeministri dhe partia nuk dalin në emisione debatuese. Arsyeja: mediat qenkan të oligarkëve. Kjo parti dhe ky kryeministër merren me politikë nga viti 2005. Që nga daljet e para në publik, deri tek koha kur erdhi në krye të qeverisë vetë Albin Kurti ka banuar e ka vegjetuar në të njëjtat media që tash po i bojkoton. Që në fakt po iu ikë.Edhe pronarët e mediave të njëjtët janë. E vetmja gjë që ka ndryshuar është pushteti i kryeministrit. Pushtet që kurrsesi nuk po i mjafton. Jo që po i kolonizon institucione, borde e ndërmarrje publike, tash po don heshtje dhe disiplinim në sferën publike”, ka shkruar Molliqaj.

    Tutje ai ka shtuar se është interesante se si Kurti i përmend oligarkët vetëm sa herë do ta ndalojë ndonjë televizion.

    ”Interesant, Kurti i përmend oligarkët sa herë do ta ndalojë ndonjë televizion. Por nuk i përmend ata për çfarë duhet përmendur: të tillët paguajnë tatim në fitim vetëm 10%, sa një biznes me 3 punëtorë, njëjtë sikur në kohën e qeverisjeve neoliberale. Të njëjtët nuk paguajnë fare taksë në dividendë, prapë njëjtë sikur në qeverisjet neoliberale. Sa herë që Kurti bërtet oligarkët, çfarë ka në mendje nuk është barazia, por autokracia. Sepse dhimbjen e ka te kritika që nuk e duron dot”, ka shkruar Molliqaj.

    Nga Rubrika
    Lajme09 Janar 2025
    Në gjykimin ndaj Arton Sekiraqës, Flamur Mulit, Xhevdet Salihut dhe Fitim Munishit, dëshmitari Gzim Tërnava, i cili njëherësh ka hetuar rastin si...
    Lajme09 Janar 2025
    Në lidhje me këtë virus, Sali Ahmeti, infektolog, ka shpjeguar se HMPV është një virus i ri që manifeston infeksione të rrugëve...
    Lajme09 Janar 2025
    Arben Gashi i LDK’së ka thënë se ekipit garues të VV’së në zgjedhje u janë ndalë të gjitha paraqitjet televizibve. Kandidati për...
    Të tjera
    Bota/Rajoni09 Janar 2025
    Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump shtrëngoi duart me ish-zëvendëspresidentin e tij Mike Pence dhe foli gjerësisht me ish-presidentin, Barack Obama gjatë...
    Lajme09 Janar 2025
    Arben Gashi i LDK’së ka thënë se ekipit garues të VV’së në zgjedhje u janë ndalë të gjitha paraqitjet televizibve. Kandidati për...
    Sport09 Janar 2025
    Merr një kthesë të papritur historia e boksierit të njohur shqiptarë Florian Marku. Ai është arrestuar sërish në Londër pasi arriti të...
    Lajme09 Janar 2025
    Rritja e rasteve me Metapneumovirus (HMPV) në Kinë ka ngjallur shqetësime për mundësinë e përhapjes së këtij virusi në vende të tjera....
    Zgjedhjet 202509 Janar 2025
    Idriz Vehapi, kandidat për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës(PDK), ka njoftuar se sonte ka takuar anëtarët e nëndegës së PDK-së në...
    Lajme09 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Hajdar Beqa ka bërë të ditur se sot PDK dega në Gjakovë është vizituar nga...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.