×
  • Lajme
  • Lajme

    Molliqaj pas aksionit në veri: Shënjuesi më i qartë politik e diskursiv është Ura e Ibrit

    FrontOnline
    19 Shtator 2024

    Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka dalë me një shkrim pas aksionit simbolik te ura e Ibrit në Mitrovicë.

    Në rrjetin social “Facebook”, ai ka thënë:

    “Për më shumë se 3 vite u tha që veriu është problem i krimit; sipas pushtetit, kriminelët u hoqën. U tha që veriu është problem i institucioneve paralele që po funksionojnë atje; sipas pushtetit, ato dita-ditës po mbyllen”.

    Sipas tij, pasoja e këtyre veprimeve është e kundërta e integrimit e progresit.

    “Pasoja e këtyre veprimeve është e kundërta e integrimit e progresit. Ndarja etnike u thellua si asnjëherë më parë që nga shpallja e pavarësisë. Në tē njëjtën kohë, Kosova s’ka qenë kurrë më e izoluar ndërkombëtarisht. Veprimet në veri janë katalizator i autonomisë substanciale atje, ose i izolimit të plotë të Kosovës. Ky udhëkryq është rezultati i gati 4 viteve qeverisje të Kurtit.” – ka shkruar Molliqaj.

    “Shënjuesi më i qartë politik e diskursiv është Ura e Ibrit. U tha që hapet sepse është çështje e sovranitetit të Kosovës e jo temë e agjendës së dialogut. Ku është hapja? Ku mbeti sovraniteti? Ai po shkërmoqet tani para këmbëve të KFOR-it. Sovraniteti do duhej të ishte fjala e fundit e jo mjet i përdorshëm që hidhet tutje në rezistencën e parë. Për ashtu, sovraniteti s’ka potencë përveç oportunizmit elektoral.” – ka thënë tutje ai.

    Prince Caffe: Hape dhe fito preminë kryesore, çdo muaj nga një Fiat 500
    Nga Rubrika
    Lajme19 Shtator 2024
    Aktivisti i PSD-së, Frashër Krasniqi, e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për veprimet e ndërmarra në veri të vendit. Ai në “Five”...
    Lajme19 Shtator 2024
    Deputeti tjetër nga “Lista Guxo”, Burim Meta ka folur për “Front Online” lidhur me çështjen e zëvendësimit të emrave të prindërve nga...
    Lajme19 Shtator 2024
    Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu Hyseni, ka kritikuar politikat e mëparshme të qeverive të kaluara lidhur me hapjen e urës së...
    Të tjera
    Lajme19 Shtator 2024
    Komisioni shtetëror i emëruar nga Qeveria, me anëtarë nga institucionet shtetërore dhe profesionale, ka përpiluar një raport të kulturocidit serb në Kosovë....
    Lajme19 Shtator 2024
    Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, sot është takuar me ambasadorin e ri të BE’së në Kosovë, Aivo Orav, të cilit i ka...
    Lajme19 Shtator 2024
    Policia e Kosovës njofton se pas pranimit të ankesës nga qytetarët, zyrtarët e stacionit policor Veriu në Prishtinë sot kanë gjobitur një...
    Lajme19 Shtator 2024
    Disa aktiviste serbe në Mitrovicë u kanë hedhur sot lule pjesëtarëve italianë të KFOR-it të cilët janë të pozicionuar mbi Urën e...
    Bota/Rajoni19 Shtator 2024
    Familjarë, miq, të afërm, kolegë e bashkëpunëtorë i dhanë lamtumirën e fundit ish-deputetit demokratit, Gerti Bogdani, i cili u nda nga kjo...
    Bota/Rajoni19 Shtator 2024
    Stuhia Boris po godet rajonet verilindore dhe qendrore të Italisë, disa ditë pasi shkaktoi përmbytje të përhapura në Evropën Qendrore. Më shumë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.