×
  • Lajme
  • Lajme

    Molliqaj: Nuk do të bëjmë koalicion me asnjë parti politike

    FrontOnline
    23 Shtator 2024

    Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka folur për mundësit e pjesëmarrjes së këtij subjekti politik në zgjedhjet e 9 shtatorit të vitit 2025.

    Në emisionin DPT te Fidani në Klan Kosova, ai ka deklaruar se PSD nuk do të bëjë koalicione politike me asnjë parti, dhe se sukses për PSD-në është nëse do të kalojnë pragun në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, duke shtuar se akoma nuk është marrë një vendim nga subjekti që drejton nëse përfundimisht do të marrinë pjesë në zgjedhje.

    “Kemi me datë 6 tetor mbledhjen e këshillit drejtues ku përfundimisht do të vendosim se çfarë do të bëjmë. Është e qartë se ka rritje të mbështetjes për PSD-në, por poashtu këtu nuk është me rëndësi pjesëmarrja”.

    “Në garë zgjedhore është e rëndësishme me fitu, fitorja nuk është gjithmonë me dalë i pari, fitorja për rastin e PSD-së është edhe me kalu pragun. Unë besoj se PSD duhe të marrë pjesë në zgjedhje kur sigurohet se i ka gjasat reale të kalojë pragun. Një send që duhemi ta tregojmë haptazi se ne nuk bëjmë koalicione politike me asnjë parti politike”.

    “PSD-ja nëse do të marrë vendim për pjesëmarrje në zgjedhje, do të jetë vendim kur jemi të bindur se gjasat janë reale për të qenë pjesë e Kuvendit të Kosovës. Nuk do të marrim pjesë në zgjedhje, sa për të marrë pjesë”, ka thënë Molliqaj.

    Për shkak të punimeve në rrjet në këto zona do ketë ndërprerje të rrymës
    Nga Rubrika
    Lajme23 Shtator 2024
    Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka njoftuar se ka vizituar nga afër gërmimet arkeologjike në Suharekë. Hoxhaj përmes një shkrimi në rrjetin...
    Lajme23 Shtator 2024
    Gjatë një vizite zyrtare në Kosovë, Ministri i Maltës për Drejtësi dhe Reformë në Sektorin e Ndërtimit, Jonathan Attard, ka marrë pjesë...
    Lajme23 Shtator 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po qëndron për një vizitë zyrtare në New York, ku po i zhvillon punimet Asambleja e Përgjithshme...
    Të tjera
    Bota/Rajoni23 Shtator 2024
    Njëri nga liderit e koalicionit VLEN, njëherit edhe ministër i Shëndetësisë, Arben Taravari tha se, shqiptarët duhet dhe do të jenë të...
    Lajme23 Shtator 2024
    Adnan Rrustemi- deputet i Vetëvendosjes [VV] ka deklaruar se masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës janë të padrejta, e që në...
    Bota/Rajoni23 Shtator 2024
    Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani tha se shqiptarët e Luginës dëshmuan që “nuk nënshtrohen e as nuk heshtin, edhe përkundër mos implementimit...
    Lajme23 Shtator 2024
    Komandanti i Misionit të KFOR-it, Gjeneralmajor Özkan Ulutas i udhëhequr nga NATO sot priti ambasadorët dhe shefat e misioneve nga 28 vendet...
    Lajme23 Shtator 2024
    I akuzuari Milosh Cvetniq është deklaruar i pafajshëm lidhur me akuzën se në cilësinë e oficerit të sherbimit korrektues në Qendren e...
    Sport23 Shtator 2024
    Lëndimi i Marc ter Stegen është një pengesë e madhe për Barcelonën, me klubin spanjoll që ka filluar të kërkojë një portier...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.