×
  • Lajme
  • Lajme

    Moduli i arteve marciale në FSK, ushtarakët përvetësojnë teknika të ndryshme

    FrontOnline
    23 Shkurt 2023

    Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka bërë të ditur se është realizuar kursi i parë i arteve marciale ushtarake në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

    Mehaj në një postim në Facebook shkruan se është i lumtur që konceptin e tij për përfshirjen e modulit të arteve marciale ushtarake në planprogramin e kurseve standarde institucionale dhe profesionale në FSK, po e konkretizojnë me kuadrot e para të certifikuara në KDS.

    Postimi i plotë:

    “Po kurorëzohet me sukses të lartë moduli i Arteve Marciale Ushtarake në Ushtrinë tonë

    Jam shumë i lumtur që konceptin tim për futjen e modulit të arteve marciale ushtarake në planprogramin e kurseve standarde institucionale dhe profesionale në FSK, po e konkretizojmë me kuadrot e para të certifikuara në KDS.

    Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes pranë Qendrës së Stërvitjes Profesionale është realizuar Kursi i Arteve Marciale Ushtarake.

    Kursi ka pjesën teorike dhe praktike ku ushtarakët janë trajnuar në disiplina si luftimi në tokë, luftimi në këmbë, teknikat e thyerjeve, manipulimet me armë, teknikat e shfrytëzimit të armëve dhe mundësive, qëndrimi themelor dhe këndet e lëvizjes, goditje në pjesën e sipërme të trupit, Brazilian Jiu-Jitsu-s etj.

    Vazhdojmë tutje me sukseset e radhës!”.

    KEDS vendos 17 trafo të reja në daljen e Ponoshecit të Gjakovës
    Nga Rubrika
    Ekonomi12 Maj 2024
    Çmimet e prodhimeve bujqësore kanë pësuar ngritje prej 2.8%, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2023. Kjo është bërë e ditur...
    Lajme12 Maj 2024
    Gordana Silanovska-Davkova e ka bërë betimin të dielën si gruaja e parë presidente e Maqedonisë së Veriut prej pavarësimit të vendit në...
    Lajme12 Maj 2024
    Me fjalët e inteligjencës perëndimore, Kina përbën një kërcënim në rritje për sigurinë globale. Përshkruhet si një fuqi që synon supremacinë dhe...
    Të tjera
    Lajme12 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës zyrtare në Teksas, ka takuar nënkryetaren e qytetit Fort Worth, Gyna M. Bivens, ku i...
    Bota/Rajoni12 Maj 2024
    Bashkimi Evropian (BE) është duke biseduar me Kievin për garancitë e mundshme të sigurisë, me qëllim që t’i kryejë “zotimet e mëdha...
    Bota/Rajoni12 Maj 2024
    Pas inaugurimit të Siljanovskës në Kuvend, sipas njoftimit, në kabinetin e Presidentit do të mbahet ceremonia zyrtare e dorëzimit të detyrës së...
    Lajme12 Maj 2024
    Banorët shqiptarë në Komunën e Graçanicës vazhdojnë të përballen me sfida të mëdha. Përveç problemeve që ata kanë aktualisht me lejet për...
    Bota/Rajoni12 Maj 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tashmë ka mbërritur në Greqi, ku u prit nga Ambasadorja e Shqipërisë në Greqi, Luela Hajdaraga. Rama...
    Ekonomi12 Maj 2024
    Ka përfunduar të shtunën periudha transitore e Bankës Qendrore të Kosovës rreth çështjes së dinarit, ndërsa që nga sot ndaj gjithë atyre...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.