Kantautorja dhe ish Miss Mbretëria e Bashkuar, Kirsty Bertarelli është bërë gruaja më e pasur e divorcuar në Mbretërinë e Bashkuar edhe më e pasur se Mbretëresha Elizabeth II, raporton Daily Mail.
Bertarelli u divorcua fshehurazi nga burri i saj Ernest, 56 vjeç, një biznesmen dhe miliarder zviceran, pas 21 vitesh martesë. Ata i fshehën problemet e tyre të marrëdhënieve nga publiku dhe divorci i befasoi mediat e huaja.
“Ernesto dhe Kirsty Bertarelli me trishtim konfirmojnë se janë divorcuar. Së bashku, ata morën atë vendim dhe u ndanë në kushte të mira”, tha një zëdhënës, transmeton FrontOnline.
Kirsty, e lindur Roper, u bë Miss Mbretëria e Bashkuar në 1988 dhe ishte nënkampionja e dytë në konkursin Miss World të njëjtin vit. Ajo më vonë zhvilloi një karrierë të suksesshme si modele, këngëtare dhe kompozitore pop dhe u takua me burrin e saj të ardhshëm në vitin 1997 në një darkë në Sardenjë.
Pasuria e Bertarelli në fillim të këtij viti u vlerësua në një shifër marramendëse prej 9.2 miliardë funtesh. Besohet se këngëtarja e divorcuar mori 350 milion funte nga ndarja. “Marrëveshja e pagesës ishte më bujare seç duhej të ishte. Ata nuk donin të vononin, dhe Ernesto donte të pranonte kohëzgjatjen e martesës së tyre”, tha një mik i çiftit.
Për më tepër, Kirsty Bertarelli mori një shtëpi moderne pranë Liqenit të Gjenevës në Zvicër, e cila u ble këtë vit për 52 milionë funte dhe zotëron një vilë në vendpushimin ski të Zvicrës Gstaad, e cila vlen 8 milion funte.
Kështu, me 410 milion funte, Kirsty Bertarelli u bë më e pasur se vetë Mbretëresha Elizabeth II, pasuria personale e së cilës vlerësohet në 365 milion funte./FrontOnline/