×
  • Vip
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Modelja e njohur dhe vajza e saj 15 vjeçe gjenden të ekzekutuara në një vilë në Turqi

    FrontOnline
    29 Nëntor 2023

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një vilë në Bodrum të Turqisë, ku janë gjetur të ekzekutuara me armë zjarri dhe të mbështjella me çarçaf nënë e bijë. Bëhet fjalë për modelen ruse Irina Dvizova, 42 vjeçe dhe vajzën e saj 15-vjeçare, Dayana, shkruajnë mediat e huaja, përcjell FrontOnline.

    Të afërmit kishin njoftuar policinë pasi kishin humbur kontaktet prej ditësh. Policia arriti në vilë dhe gjeti gjak në një divan, si dhe gjurmë të një mashkulli.

    Ata hapën kamerat e sigurisë dhe vunë re se një makinë ishte ngjitur në një kodër aty pranë. Policia vijoi kontrollet dhe gjeti trupat e pajetë të modeles dhe vajzës së saj të mbështjellë me çarçaf.

    Policia turke ka shpallur në kërkim ndërkombëtar Andrey Kuslevich, ish-i dashuri i modeles, që në të kaluarën kishte punuar edhe si shoqërues i një biznesmeni të rëndësishëm ukrainas.

    Sipas mediave në Turqi, vrasja mund të ketë ardhur si pasojë e konflikteve që ish-çifti kishte në lidhje me marrëdhënien e tyre me djalin 20-vjeçar. Në muajin qershor, Irina i ishte drejtuar gjykatës në Moskë dhe kishte bërë kërkesë që Andrey Kuslevich, shtetas lituan, të mos i afrohej djalit.

    Djali i quajtur Makar është zhdukur pas ngjarjes së rëndë dhe mendohet që të jetë larguar së bashku me babanë e tij.

    Irina Dvizova ishte një modele e njohur në Rusi, ndërsa vajza e saj, e cila kishte ardhur në Bodrum me nënën për të festuar 15-vjetorin e lindjes, kishte më shumë se 30 mijë ndjekës në TikTok dhe synonte që të ndiqte hapat e nënës së saj./FrontOnline/

    Arif Vladi me 17 shkurt në hotel Lake Side
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni10 Shtator 2024
    Irani ka dërguar raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi në Rusi, Kremlini “ka gjasa t’i përdorë ato brenda javësh në Ukrainë”,...
    Bota/Rajoni10 Shtator 2024
    “PD në zgjedhjet e ardhshme zor se merr më shumë mandate sesa në 1997”. Dy ditë pas këtij parashikimi të kryeministrit të...
    Bota/Rajoni10 Shtator 2024
    Norma vjetore e inflacionit të Gjermanisë qëndroi në 1.9% në muajin gusht, në përputhje me pritjet e tregut, duke shënuar herën e...
    Të tjera
    Sport10 Shtator 2024
    Trajneri francez Zinedine Zidane raportohet se ka refuzuar ofertën e gjigantit anglez, Manchester United. Ish-trajneri i Real Madridit ditëve të fundit ishte...
    Lajme10 Shtator 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një vizite në Mitrovicë të Veriut tha se nuk ka detaje rreth njoftimit për një takim...
    Lajme10 Shtator 2024
    Driton Selmanaj, deputet i LDK’së ka folur për raportet e Kosovës me aleatë. Sipas tij, Kosova njëherë ka nevojë t’i normalizojë raportet...
    Lajme10 Shtator 2024
    Deputeti i LDK’së, Driton Selmanaj komentoi vizitën e sotme të kryeministrit Kurti në Veri, ku u ndalë në një “fast food”. Ai...
    Bota/Rajoni10 Shtator 2024
    Norma vjetore e inflacionit të Gjermanisë qëndroi në 1.9% në muajin gusht, në përputhje me pritjet e tregut, duke shënuar herën e...
    Lajme10 Shtator 2024
    Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka thënë se sot është ndaluar sërish nga zyrtarët kufitarë të Serbisë, derisa ishte duke e kaluar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.